Pas h.etimeve të SPAK, GJKKO vendos s.ekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit.
H.etimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-m.afia. Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) është a.rrestuar për t.rafikim h.eroine në Turqi e Itali, konkretisht i a.rrestuar për h.eroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u a.rrestua në Itali edhe si organizator i t.rafikut të d.rogës.
Sipas informacioneve të fundit Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t’ju komunikuar vendimi i s.ekuestros së pasurisë. Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me e.skortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë.
Në shtator të 1998, Ylli Ndroqi, i njohur edhe si Xhemail Pasmaçiu është a.rrestuar në Turqi për t.rafik ndërkombëtar l.ëndësh n.arkotike. Pas h.etimeve dy mujore nga autoritetet e policisë së Stambollit janë s.ekuestruar 30.5 kg l.ëndë n.arkotike h.eroinë dhe janë a.rrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.
Policia e Shtetit ka administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali. Nga të dhënat e siguruar është konfirmuar se Ylli Ndroqi dhe Xhemail Pasmaçiu janë i njëjti person i a.rrestuar në Turqi.
Ylli Ndroqi është a.rrestuar edhe në 17 shkurt 2015 në Itali gjatë operacionit “Bakllava” si organizator i t.rafikut të d.rogës për llogari të një grupi k.riminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.
SPAK shprehet se Ylli Ndroqi dhe familjarët e tij kanë nivel pasurie të pa-justifikueshëm, dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij k.riminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.
Pjesë e pasurive të s.ekuestruara ndër të tjera janë edhe 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, ‘Rendon oil’ e ‘Don-Ucd’, ‘Interkinex’, ‘Albania Bay Marine’ etj.
Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për K.orrupsionin dhe K.rimin e Organizuar, s.ekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij.