Një ditë pas vendimit të KPA, Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim Besnik Muçin. Burime nga Presidenca bën me dije se Besnik Muçi është ftuar në një takim nga Presidenti Meta për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Pas takimit pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca.
Ditën e sotme, Besnik Muçi iu drejtua me një letër Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i kërkonte të shprehej për mandatin e tij si anëtar i kësaj Gjykate.
Një ditë më para, Muçi u shpreh se vijon të mbetet anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar vendimin për shkarkim nga KPA, pasi sipas tij hetimi ka nisur për periudhën që ushtronte funksionin e prokurorit.