Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë.
Kryeministri premton se sapo të fitojmë luftën me koronavirusin të gjitha ata që janë në çadra apo në shtëpi me qera do të kthehen në shtëpi të reja.
“ THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN
*të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shkruan Rama krahas videos.