Nga Anri Bala
Disa herë kam vendosur që të hesht e të rri larg zhurmës së kokoroshve kokbosh të racës njerëzore dhe të dëgjoj lehjet reale të qenëve të vërtet fisnik, që edhe kur lehin të lajmërojnë për diçka, edhe kur kuisin po të qahen për diçka, edhe kur heshtin respektojnë heshtjen tënde, edhe kur ulërijnë presin diçka të keqe… dhe kur e keqja ndodh e ti nuk i dëgjove, ata pikëllohen më shumë se ti dhe heshtin deri në kufijtë e dhembjes, sepse ndjehen fajtor që nuk të ndaluan që të mos ndodhte.
Mirëpo qenëria tashmë është kthyer në zanat për dykëmbëshit, që si unë quhen njerëz që i përfshinë të gjitha veset e qenërisë brenda, “full option”, vetëm me një mungesë… fisnikërinë e qenit të vërtetë.
Ndaj desha të hesht, por ulërimat dhe lehjet e tyre nuk më lan të qetë që të mendoj, urrej, shaj apo respektoj ato që mendojnë si unë, ashtu siç mendon çdo njeri me mendje dhe zemrën e tij.
Nuk më lanë myteberët e mllefit. Nëse nuk e dini se çfarë janë mytyberët do mërziteshit nëse do i’u a thoshja se keni bollë nëpër këmbë në Fb e rrjete sociale studio e portal qen dykëmbsha që mbahen si të shquar e të ditur dhe që janë mësuar t’u dëgjohet lehja kudo…pas e para turmave.
E keqja e gjithë këtij bërlloku është horrllëku njerëzor, që është përzier në të, duke u bërë një ushqim derrash… vetëm për dosa. A e kupton kush?! Askush! Kjo më ngacmoi që të ndryshoj mendim për atë që kisha vendosur: Të mos hesht për të bardhën e bardhë dhe për të zezen e zezë të Ramës, por nuk më lanë… e bënë Ramën “copë e çikë” duke e kthyer herë kendej e herë andej, sipas dëshirës ëndërrake të mendjes së tyre.
Këtu gabova, jo si pas mendjes së tyre fluturake, por sipas gjuhës së ëndrrës së “mytesarfëve qenef të kombit”! Se Zoti u ka dal borxhit, i ka lajmëruar myteberët, se nuk ka mend për ta, se i ka marrë të gjitha mytesarifi dhe duhet t’i rrinin pranë, që të mernin ndopak, sa për të thënë ato që donte ai, e ata e kanë dëgjuar Zotin… nuk ikin pa marrë kockën me çdo mjet, edhe duke ngritur stuhira në gotë pas tërmetit të vërtet.
Sot, kur shoh se kush ngre stuhinë pas tërmetit, sepse më dhemb shpirti për veten time, për atë që më bënë… ma morën nga zemra edhe atë pak urrejtje që kisha mbledhur për Ramën dhe shokët e tij, duke e zbrazur mbi mytesarif gjirizët dhe myteberët e tyre.
Nuk e di se sa njerëz mendojnë si unë, por të shikosh se kush janë kundërshtarët e Edi Ramës, në mënyrë të pavetëdijshme heq dorë nga kritikat ndaj tij, duke mos dashur të bëhesh palë me horrat e ish taborit të pushtetit të humbur, duke mos pranuar kurrë, që inati yt të kthehet në bumerang për ty dhe për gjithë ata që i drejton “mytesarifi i arsyes”.
Ky kazan me këto lëtyra qenërie, që nuk po i rreshtoj, do tua përzinte aq shumë stomakun qytetarëve shqiptarë, sa asnjë nga këto vemje të politikës facebook-iste nuk do arrijë as të dal nga llumi i lumit të vjelljeve! Pres të ikin ca nga gijotina e drejtësisë SPAK, që të më kthejnë një copëz urrejtje edhe për këta, që dua t’i shaj për ato që duhen sharë… sepse ma zvenitën protestën. /Ekskluzive.al