• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Sunday, December 15, 2019
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

15/11/2019
in Aktualitet, Kryesore
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nga Mero Baze

I gjithë ligjërimi politik i Ilir Metës, pas humbjes së kontrollit nga vendosmëria e faktorit perëndimor për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, është përqëndruar tek akuzat, se diplomatët perëndimorë në Shqipëri janë hajdutë.

Të akuzuarit e përjetshëm të opozitës “Meta-Berisha”, janë ambasadori i SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Europian, pamvarësisht emrit.

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, prej vitit 1995 është gjithmonë një “armik” i Berishës, ndërsa ambasadori i BE ka dalë armik pak më vonë, kryesisht kur nisi reforma në drejtësi.

Për shkak të përballjes me ta për reformën në drejtësi, ata janë konsideruar diplomatë të korruptuar. Nuk është se kanë ndonjë akuzë konkrete, por dhe nuk u duhet të mendojnë për këtë gjë.

E kanë vendosur veten për një moment në vend të tyre dhe kanë menduar: “Me sa lekë do ta bënin këtë punë”, që po bëjnë ata si diplomat, dhe i kanë caktuar vetes një çmim të majmë imagjinar.

Dhe meqë nuk bëhen dot ambasadorë të SHBA apo BE, tani lekët që ëndërrojnë për vete, ua kanë caktuar atyre, dhe i kanë shpallur të korruptuar.

Kjo listë tani po zgjerohet. Duket se dhe ambasadori i Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, dhe gjithkush që ka përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, është shpallur diplomat i korruptuar.

Në daljen e tij të fundit publike, presidenti i Shqipërisë, ishte kthyer në “kryeprokuror” diplomatësh perëndimorë, dhe fliste vetëm për lekë. Kjo fjalë i ngjallte një tërbim dhe çekuilibër të paparë, kur shqiptonte se këto lekë i marrin diplomatë perëndimorë.

I dukeshin si lekë të ikura nga duart, më shumë se sa ishte duke vajtuar integritetin e shpikur për diplomatët perëndimorë në Shqipëri.

Për fatin tonë të mirë, Perëndimi nuk e konsideron më Ilir Metën një institucion përfaqësues në Shqipëri dhe nuk e merr seriozisht.

Nëse do ta merrte seriozisht, sot SHBA dhe Bashkimi Europian, por dhe Gjermania, Italia e Britania e Madhe, duhet të paraqisnin notë proteste pranë Qeverisë shqiptare dhe ndoshta të rrezikonin të ardhmen e raporteve me Shqipërinë.

Në fakt, ndodh e kundërta. Sa më shumë presidenti ynë lëshohet si qen i tërbuar ndaj Perëndimit dhe përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, aq më shumë Perëndimi po i qëndron afër Shqipërisë, për ta kaluar këtë krizë, e cila është bërë e rrezikshme, për shkak se fati i drejtësisë në Shqipëri, tashmë është lidhur dhe me fatin e Ilir Metës, dhe është në konflikt interesi me të.

Sa më shpejt të bëhet drejtësia, sa më parë të ngrihet Gjykata Kushtetuese, sa më parë Shqipëria të përmbushë hallkat e mbetura bosh në reformën në drejtësi, aq më pak shpresë ka për Ilir Metën si president dhe qytetar i lirë në këtë vend.

Dhe kjo e prodhon gjithë këtë trazirë.

Ndaj merreni lehtë. Ilir Meta me këtë gjuhë nuk është Sali Berisha i vitit 1997, por pak a shumë Gruevski i vitit 2017.

Sali Berisha i vitit 1997, me gjuhën e egër ndaj Perëndimit, u muar seriozisht, pasi përfaqësonte një pushtet kundër Perëndimit, dhe e mori përgjigjen.

Meta ngjan me Gruevksin e vitit 2017, kur ishte në këto pozita me Perëndimin, para arratisjes, por që nuk merrej më seriozisht, as kur kërcënonte, as kur çonte banditët në Parlament të përgjaknin demokracinë.

Ky është një individ i dëshpëruar që ka kapur një vulë dhe një zyrë, dhe kërkon të luftojë si Don Kishot kundër Perëndimit, për hallin e tij.

Thjesht ja ka hipur kalit mbrapsht dhe askush nuk e merr seriozisht, përveç Sanço Pançove në zyrën e vet.


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Aktualitet

Gati të gjitha dosjet për SPAK-un: Zbulohet udhëzimi i parë i kryeprokurorit Çela

15/12/2019
Aktualitet

Përralla të tipit Lulzim duke e hequr lekun nga qarkullimi: Kur të bëhem kryeministër mjeku do paguhet 1200 euro

15/12/2019
Aktualitet

Në kërkim të preshit! Edhe Tritani i 97′-ës krahë partive kosovare anti axhendës Ballkanike të Shqipërisë: “Të reagohet edhe me forcë”!

15/12/2019
Aktualitet

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti, djalit nuk di si t’i dal përpara

15/12/2019
Aktualitet

Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e SPAK

15/12/2019
Aktualitet

Ngjarja tragjike në Librazhd, Olsi Hajdari lë spitalin dhe në prani të psikologes merr vesh lajmin për vdekjen e bashkëshortes

15/12/2019
Next Post

Paniku i Ilir Metës dhe përse sulmon gjyqtarin Dvorani?!

Presidenti para Fevziut, dukej si para arrestimit

Jari lidh helmimin e avokat Goxhajt me betejën e presidentit

TE FUNDIT

Aktualitet

Gati të gjitha dosjet për SPAK-un: Zbulohet udhëzimi i parë i kryeprokurorit Çela

15/12/2019

Një udhëzim i kryeprokurorit të ri të vendit mban datën 10 dhjetor 2019, pak ditë pas marrjes...

Përralla të tipit Lulzim duke e hequr lekun nga qarkullimi: Kur të bëhem kryeministër mjeku do paguhet 1200 euro

15/12/2019

Në kërkim të preshit! Edhe Tritani i 97′-ës krahë partive kosovare anti axhendës Ballkanike të Shqipërisë: “Të reagohet edhe me forcë”!

15/12/2019

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti, djalit nuk di si t’i dal përpara

15/12/2019

Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e SPAK

15/12/2019

Ngjarja tragjike në Librazhd, Olsi Hajdari lë spitalin dhe në prani të psikologes merr vesh lajmin për vdekjen e bashkëshortes

15/12/2019

“Të ngrihemi fuqishëm, ta përmbysim sa më parë”! Tmerri i mediave Berisha “loton nga dhimbja”: K.rimineli Rama po tenton të varë mediat në litar

15/12/2019

Sizmologët reagojnë për lëkundjet e forta gjatë natës: Ja pse nuk duhet tu referoheni aplikacioneve por Institutit të Gjeoshkencës

15/12/2019

EKSKLUZIVE TV

https://youtu.be/cnSyehXK588

NA NDIQ

  • 101.5k Fans

TE REKOMANDUARA

Shpifësit shpifin edhe me shpifjen, duke e pagëzuar… fjalë e lirë!

2 hours ago

I keqardhur që nuk e pata babain brigadier… sot do të isha milioner!

2 days ago

Mjaft lehët… shpëtuat! Malli i vjedhur është mëkat të jepet për sadaka zotrinjë “politiqen”

1 week ago

ME TE LEXUARAT

  • 3 gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e ‘21 Janarit’ jashtë drejtësisë, përjashtohet edhe Agim Bendo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pak kohë nga ngritja e SPAK! Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e ‘Kumbarit’ në Shqipëri: Ka ardhur ora dhe aleatët SHBA-BE po përgatisin operacionin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SHBA ultimatum: Ditëve kur zyrtarët ishin të paprekshëm u erdhi fundi! Do sjellim 35 prokurorë për ngritjen e SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • INVESTIGIMI/ Babai, vëllai, gruaja, nipi, baxhanaku, djali i tezes: Dritë-hijet e Fondacionet të Elvis Naçit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Triumfon kauza e avokatit Romeo Kara! Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë: Kthen dosjen “CEZ” për hetime nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQNI NE YOUTUBE

https://youtu.be/sb9t_q0m9C0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In