Emigrantët e mbetur në kufi kanë sjellë replika në distancë mes ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasilit dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos. Mëngjesin e sotëm, Vasili shkoi një status në Facebook, ku thoshte se pozita i do emigrantët vetëm për vota, ndërsa tani nuk ua hap kufirin.
“Tmerrohet nga Edi Rama”, Pandeli Majko i përgjigjet LSI-së: Ish-socialisti Vasili të mos sulmojë
Më tej, ish-deputeti bënte me faj, ministrin Majko, duke e akuzuar se po hesht për të mbrojtur shqiptarët në kufi pasi ka frikë se kryeministri Edi Rama do ta shkarkojë nga posti që i ka besuar.
Por ndjekësit në rrjetin e tij social Facebook shprehen se në një kohë që Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, ku kërkohet më shumë solidaritet, opozita po e shfrytëzon situatën për të bërë politikë dhe sulmuar qeverinë.