• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Monday, January 18, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Populizmi patetik me fëmijët e v.iktimave të 21 Janarit, u jep zë “hjeksave” të bërtasin… drejtësi!

26/09/2020
in Blog, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nga Anri Bala

Në këtë 21 Janar që po vjen, bëhen plot 10 vite premtimesh me ndëshkime, parakalime me lule mbi pllaka bronzi të dëshmorëve të atdheut, ku autorët e urdhërit të k.rimit shtetëror, japin mend e leksione demokracie e drejtësie, herë nga brenda e herë nga jashtë parlamentit.

E për dreq, autori prej ku nisi gjithçka, na shfaqet më katolik se Papa, mbrojtës i zjarrtë i Kushtetutës, i lirive e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e të cilës, është e drejta dhe për të protestuar!

Ndaj, ai gjen gjithmonë kurajon të bërtasë për drejtësi, meqë kandarin e drejtësisë ia varët edhe atij në qafë, tamam si mëlçitë ujkut. E këtë të drejtë, nuk ja japim ne, as familjarët e v.iktimave, por ju, sa herë që heshtni, sa herë që putheni, sa herë që përqafoheni, sa herë gëzoni me batutat e tyre. Por veçanërisht, kur e përdorët dobësinë e tyre për të v.rarë, për ta rehatuar shejtanin në djepin tuaj, e me shejtanin përkrahë të rrokni fitore madhështore.

E nëse ju rrëzuat mitin e paprekshmërisë së hajdutëve, që mbroheshin pas dritareve të blinduara, e qyta automatike të drejtuara për nga turma, që kërcënonin çdokënd për të v.rarë, nuk e kuptoj, pse nuk e çuat deri në fund “amanetin” e atyre, që dhanë jetën për drejtësinë?!

U përpoqët mjeshtërisht të zhduknit frikën, me shkuljen e hekurave që rrethonin godinën prej mermeri të kryeministrisë, që ishte kthyer në një fortesë për hajdutët dhe strofkull për batakçinjtë, që nuk lanë gjë pa shitur për majmjen e tyre. Pastaj, ngritët parqe e mbollët lule, për të na treguar se në këtë vend, mund të protestohet edhe pa të marrë ymrin, kur mbron të drejtat e tua, për të qenë i barabartë mes të pabarabartëve. Mirëpo duhet ta dini, e nëse jo… dikush duhet t’ua thotë, se kjo nuk na shërbeu kurrë ne, por vetëm simbolikës suaj.

E nëse i pandehni shqiptarët për të marrë, moskokëçarës, të paditur, gaboheni rëndë. Në sy të të gjithëve më besoni jeni fajtorë, bashkëpunëtorë, tradhëtarë, maskarenj, besëprerë, puthadorë, dallkauk e zagarë… të gjithë, pa përjashtim.

Patetikë sa herë shfaqeni krahë familjarëve të v.iktimave të asaj dite të mallkuar, sepse ata ju besuan ju, ju falën jetën për drejtësinë, për të ndëshkuar çdokënd, ndërsa ju, i flakët tutje, sikur të ishit pronarë, të atyre jetëve të prera në mes e jo bashkëudhëtarë dhe dëshmitarë, se si i v.ranë me duar në xhepa.

Ndaj, përkrahja e familjarëve të tyre, është më minimalja që mund të bënit për ta, sepse as pensioni, as bursat dhe as puthjet e përqafimet tuaja të shtirura, nuk ua lehtësojnë dot dhimbjen, por vetëm drejtësia, që nuk erdhi kurrë, e në se vjen, ardhtë e bardhë pa ju! E nëse ju mendoni se i dhuroni atë që ata e kanë fituar dhe merituar shumë vite më parë, edhe kjo nuk ju jep vlerë aspak, por ju bënë hipokritë dashamirës. Ndërsa vitet ikin, vërtetë nuk shqetësoheni aspak se ka ardhur koha, që ata familjarë të bërtasin: “Të bëhet drejtësi dhe jo… u bëftë drejtësia?”

Edhe sa dekada duhet të presin ata? Po pas rrëzimit tuaj nga karrigia e pushtetit, që s’ka si të jetë e përjetëshme, kush do t’i përkrah ata? Apo mos vallë duhet të presin të rikthehen pushtet-humburit, ata që i lanë jetim, sërish me një program bursash e pensionesh, duke sajuar gënjeshtrën e radhës… hjeksit ishit ju, se ju i çuat në grykë të pushkës dhe fajtorë jeni po ju, që kaq gjatë heshtët, duke pritur drejtësinë e fshehur në ferrat e politikës? Sepse ju keni nge të prisni, kur nuk ju dhemb asgjë! Atyre dhembja u është bërë mal dhe përveç drejtësisë, nuk ka ofertë që mund t’ua lehtësoi, peshën e dhimbjes mbi shpinë!

Me kalimin e viteve në pushtet, ju në fakt nuk harruat të bërtisni drejtësi, por harruat se ishit ju, që duhet ta bënit dhe u bëtë pis dhe u drobitët duke u ankuar… ne presim, sepse drejtësia s’po vetëbëhet. E sot, as me zë të mekur nuk guxoni të thërrisni, sepse pas 8 vitesh apati, jeni bërë njësoj fajtorë si ata! Kurse ne, rrimë, shohim shfaqjen tuaj të turpit, për të ndarë më të mirët nga tufa e zagarëve… racën e langarëve, për të na çliruar nga prangat e padrejtësisë!

Nëse pas çdo populizmi patetik, parakalimi, përqafimi, burse apo pensioni… nuk bërtisni drejtësi për v.iktimat e 21 Janarit, atëherë të gjitha çka thashë më parë, veçse i shërbejnë për të pastruar duart e autorëve të k.rimit shtetëror. E nuk do jetë e largët dita, ku në parakalimin përkujtimor, “Dëshmorët e Atdheut” do i nderojnë… Berisha, Basha, Meta dhe Monika. /Ekskluzive.al


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Blog

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?

18/01/2021
Blog

Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët

18/01/2021
Aktualitet

Listat humbëse të Lulzim Bashës: Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë?

18/01/2021
Aktualitet

Artan Hoxha rikthen vëmendjen nga 21 Janari: Kromi, koncesionet dhe rrëmbimi e më pas zhdukja e këshilltarit të Dritan Priftit që kryesoi auditin

18/01/2021
Aktualitet

“Lëtyrë politike, i’u kam lënë Zotin”! Revoltohet bashkëshortja e mjekut Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, s’i kemi borxh…

18/01/2021
Aktualitet

Vaksina nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë, alarmi i kreut të OBSH-së: Këto veprime favorizojnë pandeminë

18/01/2021
Next Post

Nga Gërdeci në Gërdec

Analogjia me dy rrotacionet e 2005 e 2013, pse sot opozita është në ngërç për tu rifutur në sistem

“Nuk po lëviz gjë, edhe drejtësia e re ka frikë nga politikanët? Ka ardhur koha që të japë të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti”


TE FUNDIT

Aktualitet

Topalli e Patozi, debat me gazetarin: S’jemi ‘ish’-at e PD, jemi vetë PD! Ankohen me ne se jemi të vjetër, pse s’flasin për Berishën e Metën?!

18/01/2021

Teksa Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, jane dakordesuar per te dale me një listë të përbashkët me...

“Rama lypësi më i mirë”! Habit Kryemadhi: S’kemi nevojë për lypës! Shqiptarët kanë para, ata paguajnë

18/01/2021

Rama jep alarmin: Harbutëria dhe babëzia e pashembullt nga persona të neveritshëm duhet denoncuar

18/01/2021

Çiljeta “tradhëton” PD-në: Jam larguar sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha, do votoj PS dhe Edi Ramën

18/01/2021

Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë

18/01/2021

Shqipëria në 24 orët e fundit: 292 raste të reja, 417 të shëruar dhe 4 viktima nga Covid

18/01/2021

Listat humbëse të Lulzim Bashës: Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë?

18/01/2021

Miratimi i marrëveshjes me Pfizer, Murrizi replika me Ruçin: Që nesër deputetët të marrin informacion

18/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Ja si do e “thante barkun” tufa e “telehaleve” që i tërboi dreka te Nusreti!

7 days ago

Tri “damka” për batakçilerët që duan pushtet, duke na mbrojtur “detin e shitur” pas mullarëve në Athinë

3 weeks ago

Faleminderit “Mimoza Llastica” që na ndihmon, por faleminderit dhe ti “Prifti” Budina që na shkatërron! ( Foto+Video)

1 month ago

ME TE LEXUARAT

  • “Sali, dorëzo bllokun e Metës”! Artan Hoxha publikon fotot që po shpërndahen me shpejtësi dhe ngre dyshimet e forta: Djalli me brirë! Të jetë rastësi vallë?!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E dëgjuat? “Po si ka mundësi që debilëlliku të bëj televizion”?! Erion Braçe shpërthen ndaj Eni Vasilit dhe nuk lë gjë pa thënë: Qerpikët e rinj fiks për intervistë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja sa mandate do marrë PS në zgjedhjet e 25 prillit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Lyli gjigandi!” Erion Braçe kap gafën e radhës të Bashës: Thotë që ka qenë…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos gabimisht, mjekët tronditin me zbulimin që bëjnë për 18-vjeçaren shqiptare: Gjithë jetën do…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al