Gjatë fjalës së tij, Meta ‘thumboi’ edhe gazetarin e njohur Sokol Balla, pas pyetjes së gazetarit nga stafi i Ballës. Ky i fundit e pyeti nëse po bëhen qesharakë dhe se po mbrojnë interesat e tyre, dhe se nuk po mendojnë për ata që duan të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri. Ndërsa Meta tha se edhe Balla ia ka bërë këtë pyetje: “Kol Balla e di që e ka merak të madh se unë kam konflikt interesi se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë. Por të gjithë e dini se Koli nuk ka interes pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri. Reforma në drejtësi e Edi Ramës ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re. Me qindra hallexhinj dhe njerëz janë atje. Kur të dëshirojë ai, tek Sokol Balla të marrë edhe miqtë e tij europianë dhe ta kuptojmë si ishte reforma dhe ramaforma”, tha Meta.