Profesor Përparim Kabo ka folur sot në lidhje me ndryshimet kushtetuese, të miratura një ditë më parë në parlament.
Në një lidhje për emisionin Top Talk, profesor Kabo është pyetur ndër të tjera, nëse ishin të domosdoshme ndryshimet kushtetuese nga ky parlament, të cilin presidenti e ka cilësuar jo legjitim.
Kabo tha se “Parlamenti o është i ligjshëm, o nuk është. Nëse disa ligje i ka miratuar dhe dekretuar presidenti.
Tani del i ligjshëm kur nuk të prek interesat edhe nuk është kur ty të preken interesat”-tha profesor Kabo.