Nga Kreshnik Spahiu
Sot, Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet të qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakoheshme.
Për të gjithë tifozat politikë të partive në Tiranë apo Prishtinë, po jap disa argumenta pse Vendimi Gjykatës së Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë:
– sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarë që skanë njohuri juridike. Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje dhe rezultati do ishte sërish, që asnjë parti nuk arrinte 51%, do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje, sërish zgjedhje… pa limit.
– sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat. Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj.
– sepse vetë Albin Kurti 4 vjet më parë kur ishte lider i opozitës kishte deklaruar, që zgjedhjet nuk janë garë me kuaj apo me tren. Nuk është partia e parë që krijon qeverinë por shumica e sovranit. Albin Kurti s’mund të mbaj dy standarde. Ndryshe në opozitë dhe ndryshe në qeveri.
– sepse në çdo praktik ndërkombëtare qeveritë krijohen nga shumicat parlamentare dhe koalicionet, jo nga parti pakice me çerek votash, që s’pranon bashkpunim me asnjë parti.
– sepse kushtetutat nuk ndryshojnë çdo 4 vjet sipas humorit të Vetvendosjes. Kur ajo është opozitë të mos jetë kryeministri nga partia e parë dhe kur ajo del e para nuk e lëshon karrigen as me dhunë.
– sepse ky vakum parlamentar forcoj opinionin ndërkombëtar, që shqiptarët nuk krijojnë dot shtet.
Albini humbi plot 250 ditë: 100 ditë pazare me Isa Mustafën me nda tepsinë e pushtetit, plus 50 ditë duke qeveris me debate dhe shkarkime prej Corona virusit, plus 100 ditë i shkarkuar.
– sepse Gjykata Kushtetuese nuk u ndikua as nga presioni qeveritar, as nga protestat, as nga ambasadat, por dha një vendim ligjor dhe të pavarur.
– sepse Albin Kurti e provokoi vetë krizën duke akuzuar një ministër të LDK, që shprehu shqetësim për krizën e Coronavirus.
– sepse ethet e pushtetit të Vetvendosjes ishin më të forta se ethet e Covid 19, aq sa u bë shteti i vetëm në Europë, që nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mos dobësohej pushteti i Albin Kurtit.
Për të gjitha këto arsye, vendimi i gjykatës së Kosovës do të mbahet mend si çelsi që do ja “msheli” gojën dhe oreksin liderëve shqiptar, se Kosova mund të qeveriset vetëm, edhe me pakicë votash.
Kosova nuk mund të shkoj në zgjedhje sa herë partia e parë nuk kalon 51%, sepse kjo mund të ndodh 30 herë rresht dhe për hir të një personi nuk do digjet një shtet.
E di mirë që disa injorant politik do thonë që krahu i luftës i ka bërë presion Gjykatës. Ndoshta do akuzojnë dhe Donald Trumpin për të dërguarin e tij në Kosovë, por në këtë debat, ata që akuzojnē Amerikën apo UÇK, në rastin më të mirë janë mosmirënjohës dhe në rastin më të keq janë spiunë të Beogradit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vuri vulën Vetvendosjes edhe për programin e saj. Premtimet për bashkim kombëtar apo flamur kuqezi u harruan.
I vetmi ligj që ata miratuan në 250 ditë qeveri ishte martesa burrë me burrë duke legalizuar homoseksualizmin në Prishtinë.
Fatkeqësisht Vetvendosja kishte harruar ngjyrat e flamurit që premtoi. Dje kaluan ylberin por jo kufirin me Shqipërinë.