Ndërkohë që sot shënohet 22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë. Teksa ka publikuar një foto me Azemin një ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, Spahiu hedh akuzat ‘bombë’ ndaj PD.
Spahiu shkruan se 4 kandidatët për kryetar të kësaj parti patën të njëjtin fat, cdekjen dhe tyre fshihen të njëtët persona. Ndërsa vajzën e Azemit sot e quajnë tradhtare dhe, sipas tij, Rudinën nuk e kanë vrarë sepse duan ta poshtërojnë edhe ca kohë.
Në të njëjtën kohë Spahiu, shkruan se ndihet krenar që nuk u bë asnjëherë pjesë e kësaj parti, por qëndroi gjithmonë Kuqezi.
“Emergjencë kombëtare”/ Bëri publike pretendimet e tij për të qenë kryeministri i ardhshëm i vendit, Presidenti Meta lëshon kërcënimin e fortë: Do të ketë pasoja katastrofike!
Postimi i plotë:
Pse u shuan 4 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike: Selami, Hajdari, Pashko, Olldashi?
Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (Kryetarit të parë të Partisë Demokratike).
Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidat për kryetar të asaj partie.
1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.
1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.
2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.
2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.
Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë!
Tokë e Xanun.
E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.
Ai funksionon veç me pare, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerr tradhtare.
Gjithsesi vajzën s’ta kan vra. E kan lën edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtru.
Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra antar dhe nuk mora teseren e asaj partie.
Već tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjesohen, emigrojnë ose i poshtrojnë si në asnjë parti tjetër.
Ende komandon njeriu më besë-prerë i kombit shqiptar.
Jam me fat që kurrë su bëra pjesë e tyre!
U linda dhe do vdes KuqeZi, jo bradheblu…
(Foto Kreshnik Spahiu dhe Azem Hajdari duke drekuar, një ditē para vrasjes)