Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të papritur gjatë fjalës së tij në Kuvend. Rama tha se Lulzim Basha pret që kryeministri të v.desë që të vijë ai në pushtet.
“Luli pret që biologjia të kryejë rrotacionit. Unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër”, shprehet Rama.
“Sipas Ilir Metës ky parlament nuk ka ilegjimitet për të bërë punën e tij. Sipas Metës, iu që jeni këtu iu kam sjellë unë me Taulant Ballën dhe disa alienë.
Iu kemi gjetur në hënë, në Mars dhe në Jupiter. Në fakt jo, gjithë që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit.
Ata kanë firmosur për ju. Madje për disa nga ju ka firmosur doktor Peço Vasili. Tani Meta thotë ju nuk ekzistoni.
Sipas meje, ju jeni aksidentent i dobishëm. Keni arritur të bëni ata që nuk do bënim dot po të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre.
Luli pret që biologjia të kryejë rrotacionit. Unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër. Strategjia është prit biologjinë, ndërkohë bën hajdare me aritmetikën”, është shprehur Rama.