Kryeministri, Edi Rama së fundmi është angazhuar në filmin “I Love Tropoja” ku shfaqet në rolin e një personzhi të vrazhdë që nuk respekton ligjin. Në një video të publikuar nga Ermal Mamaqi i cili është edhe producenti i filmit, Rama shfaqet duke i gjuajtur derës me shqelm, ndërsa në një pasazh tjetër duke hequr syzet dhe duke parë me inat.
Nën petklun e rolit, ai është i veshur me paruke të zeza e të gjata dhe me syze, ndërsa njërin sy të modifikuar. Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor.