Kryeministri Edi Rama në një lidhje për emisionin “Open” është pyetur se sa mendon ai se do të bjerë ekonomia pas krizës së koronavirusit në Shqipëri.
“Unë nuk bëj parashikime, përpiqem me të gjitha forcat që sa herë të më shfaqet mundësia bëj shah, ky është një shah shumë i vështirë pasi kam një kundërshtar që nuk e shoh.Nëse gjerat vazhdojnë kështu, unë do bëj çmos që do të vazhdojë kështu, ne do të dalim nga kjo luftë më të fortë dhe shumë më mirë se të tjerë që janë më të mëdhenj.Do kemi goditje shumë të fortë, por do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.”-tha Rama.