Lulzi Basha, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri.
Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se i ka bërë thirrje qeverisë që në nisje të pandemisë që të adoptojë propozimet e opozitës, por nuk janë dëgjuar.
Ai tha se kryeministri është zhdukur dhe nuk po flet më për koronavirusin dhe ka bërë thirrje që qytetarët të ndihmohen, pasi situata është shumë e rëndë.
“Pas 3 muajve sakrificë të shqiptarëve, tani shikoni pak komunikimin qeveritar të kryeministrit sa herë flet për situatën? Është zhdukur, situata është e rëndë.
Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dali e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur.
Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë.
Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.