Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se është e rëndë t’i thuash Ambasadës Amerikane Xibrakë, kurse shtoi se fataliteti na e do që këtë situatë ta zgjidhin të huajt.
“Kemi dy anë të kundërta. Meta thotë se e zgjidhim vetë, por edhe nëse ia lëmë, vetë nuk e zgjidhim. Nuk dimë zgjidhjen në këtë situatë. Meta thotë ikni ju se e di vetë këtë punë, atëherë cila është zgjidhja. Mendoj se fataliteti na e do se të huajt do na e zgjidhin.
Nuk mendoj se është normale që ambasadës amerikane t’i thuash Xibrakë. Kemi deklarata rrumpallë ndaj ndërkombëtarëve. Të thotë kreu i shtetit që merrni armët pse përmendja së paku dëshmon një lidership, që flet kështu kur interesi i vet del kundër asaj që duhet”, tha Minxhozi në News24.