Nga Av. Romeo Kara
Nje rast i fundit per t’a vleresuar sistemin gjyqesor qe pretendon se po reformohet.
Detyra dhe misioni i çdo sistemi gjyqesor, eshte realizimi i drejtesise.
Ky eshte nje mision sfidues, pasi jeta të ve perpara rastit kur duhet qe të vesh drejtesi edhe për kolegun tend, qe mund të kete konsumuar të gjitha elementet e vepres penale.
Duke kallezuar penalisht prane SPAK-ut, gjyqtarin qe pushoi çeshtjen e privatizimit të OSSH-se, une jo vetem sfidova SPAK-un, por edhe te gjithe pjesen tjeter të sistemit.
Kjo ishte sfida me e madhe per SPAK-un dhe gjykaten, pasi objekti i tyre tashme ishte nje gjyqtar, qe kishte mbyllur dy çeshtjet me sensitive të korrupsionit, prapa të cileve qendronte politika me e larte.
SPAK-ku pa e shqyrtur fare kallezimin, shpalli moskompetencen, duke iu larguar si djalli temjanit kesaj dosjeje.
Gjykata qe punon në nje godine me SPAK-un, me koken ulur, e menderosur perpara fakteve, deklaroi se nuk e pranonte kerkesen time.
E turpshme per nje sistem të tere drejtesie, qe kolapsohet i gjithi, kur haset në nje rast korrupsioni te politikes se larte.
Të gjithe u dorezuan, falimentuan, e shiten shpirtin edhe bythen perpara perballjes me Berishen dhe banden e tij.
Prokuroria e Pergjithshme, Prokuroria e Tiranes, SPAK-u, Prokuroria e Durresit, Gjykata e Tiranes, Gjykata e Posaçme Penale Tirane, e gjithe politika gjithashtu u perulen, u kompromentuan dhe u bene bllok për të penguar realizimin e drejtesise.
Kerkova me bindje të plota, me prova më se të sigurta dhe me argumenta të mirefillta ligjore, vetem perballjen në sallen e gjykates midis meje dhe hajduteve të rangut me të larte politike.
Kerkova qe nje gjykim model në pranine e mediave të ndante shapin nga sheqeri dhe për kete arsye, jo vetem gjeta kurajon e duhur, por realizova investigimin me te pazakonte, duke krijuar nga e para dosjen e privatizimit të OSSH-se.
Ka qene nje pune e jashtezakonshme se bashku me stafin tim, qe germuam çdo skute te OSHEE-se, KESH-it, OST-se, MEI-t, ERE-s, medias dhe Kryeministrise, për të krijuar nga e para dosjen e zhdukur të kesaj afere ku demi minimal eshte 110 milione euro.
Perveçse u krijua dosja me mbi 70 mije faqe, u studiua dhe u konkludua në nje kallezim shterues se bashku me provat, u deshmua në Parlament dhe u çua personalisht në prokurori, pasi politika u dhjaks nga çadra në bulevard.
Edhe pse kurre nuk njoftuan për asnje akt apo seance prokuroria me gjykaten, une perseri bera mbrotjen me të mire të mundshme, por abitrariteti i gjykatesit, në kordinim me prokurorine dhe politiken, ishte i pakalueshem procedurialisht.
Perfundimisht, sistemi aktual i drejtesise vetem drejtesi nuk realizon.
Pikerisht parrulla e vetme në sallen e gjykates,”Ligji eshte i barabarte për të gjithe”, asnjehere nuk gjen zbatim.
Sistemi i drejtesise eshte nje vegel e sistemit të korruptuar politik, eshte roje dhe mburoje e tij, eshte garanti i zullumeve të tij.
Duke qene se rrugen ligjore për realizimin e drejtesise e ka marre peng politika dhe llumi, detyra jone eshte realizimi i drejtesise nepermjet mosbindjes civile dhe kthimin e sovranitetit tek populli me çdo mjet me çdo kusht.
Eshte koha të kalojme nga fjalet tek veprat, të çohemi nga gjunjezimi dhe të perballemi me sfiden e realizimit të drejtesise.
Nese ka nje zgjidhje qe i mundeson të gjitha zgjidhjet, ajo eshte vendosja e dejtesise dhe rrezimi i ligjeve të paligjshme.
Nuk ka atdhe aty ku ka padrejtesi.
Nuk ka dinjitet aty ku ka padrejtesi.
Nuk ka liri, dinjitet, shprese dhe garanci aty ku ka padrejtesi.