• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Wednesday, March 3, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Tef Palushi, babai i barcaletave

10/01/2021
in Nostalgji
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Përgjatë dy dekadave të fundit të diktaturës, më së shumti barcaletave antikomuniste u vishej autorësia e Tef Palushit, një qytetari shkodran, emri i të cilit, pa e pasur të nevojshme të shoqërohej me figurë, do të bëhej i njohur në gjithë vendin.

Mesazhi i këtyre lloj barcaletave, rreptësisht të ndaluara nga regjimi komunist, do të listohej mes grimcave të pakta të argëtimit shpirtëror të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Bashkë me pëshpëritjen vesh më vesh, me përjetimin që ndryhej, ngrohte dhe përgëzonte shpirtin e të gjithë atyre që i dëgjonin dhe shpërndanin, barcaletat antikomuniste ishin edhe një shfrim hakmarrës ndaj situatës anakronike të varfërisë, sidomos ekonomike, ndaj prapambetjes dhe ndryshimeve ulëritëse krahasuar me pjesën tjetër të botës.

Sigurisht që talenti i Tef Palushit për humor nuk kishte se si të lulëzonte në një terren të panjohur dhe të përshtatshëm.

Ai jetoi në Shkodër, në vendin ku gjeografia dhe historia, së bashku, kishin shkaktuar ca përthyerje ekstreme dhe ku mënyra e të folurit me nënkuptim, batutat e shpotitjet mes banorëve të fiseve të malësorëve të Mbishkodrës, kishin shekuj që kultivoheshin.

Por edhe vetë qyteti kishte një harbim ngjyrash. Aty përballeshin kultura nga më piktoresket, njerëz me kombësi dhe religjione të ndryshme.

Aty – malësorët e padalë, por finokë nga natyra, piqeshin e shpotiteshin me tregtarët e pacipë, pak më tej – të diplomuarit në universitetet e Vjenës, Berlinit e Romës, të pakënaqur për jetën që po çonin dëm, kishin në majë të gjuhës krahasimet, si nata me ditën, të dy kulturave – asaj që kishin lënë pas me atë që kishin përballë.

Të gjithë i bënte bashkë dialekti geg i shqipes, krejt i përshtatshëm për batutat e kursyera e kërcitëse, që herë kapeshin e shkaktonin të qeshura të përmbajtura, e herë treteshin tej bashkë me idhënimin e tyre.

Talenti i Tef Palushit nuk mund të kishte kuptim pa Shkodrën, me kalimin e kohës pagëzuar edhe si kryeqyteti i humorit.

Vetëm këtu Tef Palushi, falë talentit, do të mund të ngrihej përmbi shpatullat e gjithë mjeshtrave të tjerë duke u pagëzuar, pa asnjë mëdyshje, si “Mbreti i Barcaletave”!

Për shkurt – Tef Palushin – dhe gjatë – Shtjefën Palushin – rrëfejnë se ka punuar si dizenjator në Fabrikën e Pëlhurave të Shkodrës, ku duhej të përgatiste modelet që stampoheshin mbi prodhimet tekstile.

I lindur me probleme shëndetësore, pjesërisht i paralizuar, ata që e kanë njohur dëshmojnë se problemi më i madh i tij ishte ecja, zhvendosja nga një vend në tjetrin.

Për të, edhe disa dhjetëra metra rrugë në këmbë, ishin një stërmundim i vërtetë.

Por Tefa nuk i fshihej këtij problemi, apo qoftë shëmtisë fizike. Si të kërkonte t’u vinte pas avazit atyre që e rrethonin, qoftë duke i’u zgjuar e përkëdhelur sedrën, apo paqtimin, ai e bënte atë pjesë të batutave dhe barcaletave të tij.

Tef Palushi ishte kryemjeshtri i humorit të batutës. Në Shkodër të gjithë e njihnin se ai e kishte një përgjigje gati për çdo situatë ngacmuese, apo një kundërpërgjigje flakë për flakë ndaj batutës së lëshuar nga një i njohur apo i panjohur. Ai ishte, siç thonë në Shkodër: Hazër – xhevap.

Ndërsa përgjigjet e zgjuara i gjente në brendësi të fjalëve të tjetrit, apo fenomenit, qoftë sendit që ato shënjonin.

Veç punës në Fabrikën e Pëlhurave e dizajnimit të skenografive për shfaqje të ndryshme, Tef Palushi zotëronte edhe një tjetër talent të rrallë. Ai ishte i jashtëzakonshëm në ideimin dhe skicimin e karikaturave. Ishte një dhunti që shpejt do të kapërcente Shkodrën dhe trokiste në dyert e revistës së mirënjohur humoristike “Hosteni”.

Brenda kornizave të kohës, por me ca gjetje të jashtëzakonshme, fundi i viteve ‘70 dhe fillimi i viteve ‘80 të shekullit të shkuar e gjejnë Taf Palushin një ndër karikaturistët më të preferuar të kësaj reviste, së paku duke e gjykuar nga punimet e përzgjedhura për kopertinën.

Në kohët e pasdiktaturës, artistët, mes tyre edhe humoristët, janë vënë në shënjestër edhe të një debati që ende nuk ka marrë një orientim të qartë. Shumëkush i ka quajtur bashkëpunëtorë të sistemit, shumëkush – thjesht artistë, që me artin e tyre u kanë larguar mendjen shqiptarëve nga hallet e shumta dhe të përditshme, në pak raste është folur edhe për disidentë.

Pjesë e këtij debati është bërë edhe figura e Shtjefën Palushit, i cili në vitet 70-80 të shekullit të shkuar, megjithëse kishte gjuhën tepër të hidhur, në asnjë rast të njohur nuk është sulmuar apo goditur nga regjimi komunist.

Gjykuar nga batutat që ka lënë pas, një mendim ka shkuar edhe në favor të idesë së Tef Palushit si disident.

Ronald Regan, Presidenti i 40 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit më së shumti i njihet merita e shembjes së sistemit komunist lindor, e kishte bërë zakon, që në daljet publike, ligjëratat ti niste me një barcaletë të ardhur nga vendet e Lindjes Komuniste.

Qëllimi ishte i qartë. Kapitalizmi po triumfonte, komunizmi po shembej, barcaletat antikomuniste rrëfenin më mirë se çdo argument tjetër kalbëzimin e një rendi shoqëror krejtësisht të dështuar.

Më e plotë, rëndësia e barcaletave antikomuniste, është sjellë në një studim të vitit 2007, me autor sociologun britanik, Christie Davies, profesor dhe ish-president i shoqatës ndërkombëtare për studimin e humorit.

Sipas tij, në shoqëritë komuniste të mesviteve 1940, deri në vitin 1989, humori, si protestë sociale, nuk fshikullonte vetëm individët dhe liderët politikë, por të gjithë sistemin social dhe politik, ideologjinë e tij, ritualet dhe mitet.

Sipas këtij studimi, barcaletat antikomuniste ishin batuta që pëshpëriteshin dhe që nuk mund të publikoheshin në mediet e vendeve ku rrëfeheshin. Ishte shpotia e të pafuqishmit kundër të plotfuqishmit, ishin një produkt kolektiv, pa autorë dhe origjinë të dallueshme…

Në vitet ’80 të shekullit të shkuar, barcaletat më tipike antikomuniste të përhapura në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të komunizmit lindor, janë grumbulluar edhe nga CIA, shërbimi inteligjent amerikan.

Për habi, përmbajtja e njërës prej tyre është e njëjtë me të një barcalete, që në Shqipërinë e viteve ‘80, sigurisht e përshtatur për terrenin shqiptar, vihej në gojën e Tef Palushit.

“Një eskimez e pyesin se çfarë do të bënte nëse Bashkimi Sovjetik do të hapte kufijtë.

Ai përgjigjet se do të hipte në pemën më të lartë, nga frika se turma do ta merrte përpara dhe shtypte me këmbë”.

Pra, në këtë pikë, argumentet tentojnë ta largojnë Tef Palushin nga autorësia e barcaletave antikomuniste.

Këtë thotë edhe studimi i profesorit britanik, Christie Davies, sipas të cilit barcaletat antikomuniste nuk kishin autorë të njohur, këtë thotë edhe fakti tjetër, që në gojën e Tef Palushit janë vënë një pjesë të barcaletave antikomuniste më të spikatura të emetuara nga populli në Bashkimit Sovjetik, apo vendet e tjera komuniste.

Por gjithsesi, autorësia e barcaletave dhe veshja e tyre janë nocione me peshë të ndryshme.

Në peshoren e vlerave, sigurisht që veshja e barcaletave, të dala në vendet e tjera komuniste, e rrit madhështinë e talentit të Tef Palushit.

Dhe kjo ka të ngjarë të jetë krejtësisht e vërtetë. Pasi Tef Palushit nuk i kanë veshur vetëm barcaletat më të hidhura të vendeve të Lindjes Komuniste. Pas vdekjes, atij i janë veshur edhe karikatura.

Në vitin 1991, gazeta e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare, në faqen e parë të saj, do të publikonte një karikaturë të Presidentit Ramiz Alia duke peshkuar e kapur vetëm skeletin e një peshku.

Skica rrëfen dështimin. Edhe pse nga vdekja e Tef Palushit kishin kaluar gati 6 vite, dikush ishte kujdesur, që të përfund punimit, të linte siglën e tij.

Shtjefën Palushi e mbylli me këtë jetë në korrik të vitit 1985 në moshën 41 – vjeçare. Nuk u martua kurrë, dhe nuk la trashëgimtarë, pasi shëndeti i lig nuk ja mundësonte.

Në memorien e materializuar Tef Palushi la pas një numër konsiderueshëm karikaturash, ndërsa në memorien e kristalizuar të shqiptarëve është ngjizur dhe do të kujtohet përjetësisht si babai i barcaletave antikomuniste.

Çdo hamendësim tjetër do të provokonte një varg të pafund dhe të pathyeshëm kundërshtarësh./Abc/Story


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Nostalgji

Publikohet rrëfimi i rrallë: Si e vuajti princi William publikimin e fotove skandaloze të princeshë Dianës?!

04/02/2021
Nostalgji

“Jam shqiptar”! Aktori i njohur pranon hapur origjinën, tregon nga cili qytet është

30/01/2021
Aktualitet

“Çdo gjë është bërë dixhitale”! Kryemadhi nostalgjike: Unë dhe Iliri shkruanim letra dashurie, por tani vetëm elektronikisht

19/01/2021
Aktualitet

“Mallëngjyese”! Kreshnik Spahiu publikon foton dhe tregon çfarë i ndodhi 9 vite më parë me 17 Janar

17/01/2021
Nostalgji

Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktori i madh

10/01/2021
Nostalgji

“Po iki vëlla, jam rëndë. Më shkruaj nëse shpëtoj gjallë“: Mesazhi prekës i fundit, nga Kujtim Prodan

07/01/2021
Next Post

Nesër nis vaksinimi kundër COVID në Shqipëri, zbardhen detajet kush do ta marrin injeksionin të parët

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur

Bashkëpunëtori i nxori blof, Rama publikon videon nga Shkodra dhe ironizon keq Bashën me Voltana Ademin: Kur do të gënjesh në bashkëpunim!


TE FUNDIT

Aktualitet

Vuan nga një sëmundje e rëndë/ I gjithë rrjeti u bë bashkë me apelin e saj, Mira Meksi jep lajmin e mrekullueshëm: Zemra ime iu njeh të gjithëve, falenderoj kryeministrin dhe ministren

03/03/2021

Shkrimtarja e njohur, Mira Meksi, iu bëri apel të gjithëve që t 'i mundësohet vaksinimi para se...

Si u tall komision i kllounëve me Dr.Kosovën?! “Ma punuan”! Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën: PD përdhosi një punë profesionale

03/03/2021

Grenell sulmon Albin Kurtin: Ekipi i Biden duhet ta ndalojë! Është anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin

03/03/2021

Metës i është mbushur mendja se parashikon termetet! Mero Baze: Ilir, të vetmit që parandjejnë tërmetet janë minjtë, por edhe ata 20 sekonda para! Tani ose je mi i veçantë, ose i çmendur?! (Video)

03/03/2021
Sali Berisha, Jamarber Malltezi, duke hyre ne nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike ku do te votohet per anetaret e Kryesise se PD dhe do te percaktohet aksioni opozitar per fillimin e protestave popullore per largimin e qeverise./r/n/r/nSali Berisha, Jamarber Malltezi, enter a meeting of the National Council of the Democratic Party where will be voted for the members of the DP steering committee and will be determined the opposition action for the start of popular protests to topple the government.

E katapultoi në milioner nga hiçi! Berisha në emision, dhëndri Abi e përshëndet vjehërrin nga ekrani

02/03/2021

Kallëzohet në Prokurori koordinatori i LSI-së Vojo Bregu, akuzohet për shkelje dhe abuzime me detyrën kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë

02/03/2021

Fatet e paqarta të Sali Berishës dhe Ilir Metës në paktin Basha-Kryemadhi

02/03/2021

Doktor Halim Kosova: Luli më vendosi sekretarin e Albana Vokshit për mjeksinë! Gati të ndërroj ekip politik për të kontribuar për shëndetësinë, kaloj dhe me PS nëse më fton Edi Rama

02/03/2021

Video Meme

https://youtu.be/rfjRquc7XQk

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.3k Fans

TE REKOMANDUARA

Hienat, orlat, korbat dhe sorrat të bashkuar për të mbajtur në krah “arkëmortin” e rëndë të humbjes!

3 days ago

Meta i friksuar flet për ëndrrat që shikon çdo natë! Sulmon sërish reformën në drejtësi: Nuk është e suksesshme, do ta fus në shina pas 25 prilli!

4 days ago

Shurrtore e Metës dhe PD?! SPAK përgjigju: “Thyeja hundët amerikanëve” që japin dekorata pa pyetur Metën personit që po hetoni, Ardian Dvorani

4 days ago

ME TE LEXUARAT

  • “Ti akuzohesh për im.oralitet, të mbajnë me lekë”! Gazetari nuk i lë gjë pa thënë, shpërthen Xhensila Pere: Të të vijë turp! Unë e pamoralshme, ti je…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pas sulmeve të Metës lëshohet dhe Nikoll Lesi: Do të nxjerrin emrat e ndërkombëtarëve që paguhen nga Rama

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Analisti Lorenc Vangjeli vë në siklet të madh Blendi Fevziun në studion e tij: Mos e thuaj këtë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pse jo në Tropojë që e “duan” edhe më shumë?! Berisha nxjerr jashtë loje Grida Dumën: Unë do të kandidoj në Kavajë se atje më duan shumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “O trap…”! Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ për Lulzim Bashën: Vetëm kështu vjen në pushtet opozita

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al follower kaufen instagram follower kaufen