Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik. Sipas tij, ka ardhur koha që Reforma Zgjedhore të ndryshojë me qëllim që forca të reja politike të mund të dalin më kollaj, e vendi të mos drejtohet vetëm nga partitë e mëdha.
“Na duhet një ndryshim kushtetues, ku përfshihet edhe reforma zgjedhore nisur nga shumë gjëra që kanë shkuar keq në këtë vend.
Tek Reforma Zgjedhore kemi nevojë që këto parti që e kanë ndarë pushtetin të sfidohen nga forca të reja që mund të dalin më kollaj nëse reforma zgjedhore i krijon lehtësira.
Është i domosdoshëm një debat në këtë kontekst. Mendoj që partitë e mëdha duan ta shmangin. PD ka dalë edhe me tezën që duhet qeveri e pavarur 3 muaj para zgjedhjeve, por ne jemi një vend eksperimental.
Këta s’kanë vizion për t’ju shërbyer njerëzve, por si të marrin pushtetin”,- tha Lubonja.
Sa për aleancat politike për zgjedhet e 2021, analisti ishte i mendimit që PD dhe LSI duhet të bëhen bashkë për të sfiduar atë që e quajti “flamë e rrezikshme”, duke iu referuar në këtë mënyrë qeverisë Rama.
“Mendimi im është ky, që është e nevojshme të ketë hapësira të dalin forcat e reja politike. Kjo lidhet me idenë se nëse ngelemi tek këto parti jam i mendimit më mirë të jenë tre banda se sa një bandë.
Sic ka treguar ajo që po ndodh me Ramën ku u rrit abuzimi dhe korrupsioni.
Tre banda edhe pse banda mund të mbrojnë në njëfarë mënyre me mirë edhe interest e publikut. Jo si Rama e Veliaj që ia kanë futur me ndërtime pa fund.
Duhet sfiduar prirja e Ramës për ta marrë vetë pushtetin. Ju e dini opozitën e konsideron si dele ai. Për të vlen vetëm pushteti i tij.
Në këtë kuptim them që duhet koalicion i PD dhe LSI për të sfiduar rrezikun e Ramës, të sfidohet ky rrezik, një flamë e rrezikshme që duhet ndëshkuar”,- u shpreh analisti.