Detaje të reja kanë dalë për v.rasjen e ish-policit më 27 gusht, Santiago Malkos. Dyshohet se 39-vjeçari Blendi Teta, i cili u a.rrestua pasditen e djeshme ka qenë informatori i v.rasësve të ish-policit.
Dyshohet se 39-vjeçari ka informuar v.rasësit për veprimet e fundit të ish-policit, pak minuta para v.rasjes. Pas ndalimit nga policia, 39-vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.
Ai pritet të merret sërish në pyetje nga policia, për të dhënë një tjetër dëshmi. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.
Në dëshminë e parë 39-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.
Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u e.kzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.
Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi v.rasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me a.rmë.
Gjithashtu ish-polici i v.rarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, mësohet se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.