Kjo fundjavë i ka gjetur thuajse buzë detit. Por ka pasur dhe nga ata që kanë zgjedhur turizmin e fshatit, për të eksploruar më shumë. Ky është rasti i Saimir Tahirit, që ky fillim gushti e ka gjetur në fshatin e origjinës.
Ashtu si shihet edhe nga fotot që vetë ish-ministri ka publikuar në Facebook, ai ka qenë në fshatrat e Tepelenës.
“Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra”, ka shkruar Tahiri, ku shfaqet i veshur sporti dhe i ulur buzë një lumi.
Tashmë e dimë të gjithë pasionin e tij për gjuetinë, turizmin malorë, e mbi të gjitha kur turizmi bëhet në fshatin e tij të origjinës. Kujtojmë se në shtator për ish-ministrin e Brendshëm do të rinisë përballja e tij me drejtësinë.