VIDEO/ Lazio koleksionon fitoren e 10 radhazi, Napolin e tradhton portieri

0
SHARES
0
VIEWS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lacio e këtij sezoni duket e pandalshme. Bardhekaltërit janë ekipi italian më në formë teksa në mbrëmjen e sotme në Olimpico mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrën e Napolit, duke koleksionuar fitoren e dhjetë radhazi.

Heroi i sfidës ishte sulmuesi Çiro Imobile i cili në këtë rast u ndihmua edhe nga portieri i napoletanëve, Ospina që gaboi në mënyrë amatoreske.

Por, meritë pati edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha me dy pritje ndaj Insinjes dhe Milik. Kjo ishte edhe mënyra më e mirë për të festuar 120-vjetorin e klubit.

Sa i përket ndeshjes, takimi ishte i barabartë në fraksionin e parë, ndërsa në të dytin Napoli u tregua më këmbëngulës.

Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 82, kur portieri Ospina u ngatërrua me këmbët e tij dhe i sulmuar nga Imobile humbi topin.

Me portën e boshatisur sulmuesi goditi ndërsa u ndihmua edhe nga një devijim i Di Lorencos. Gjithsesi, sfera e kishte marrë rrugën për në rrjetë.

Napoli provoi të ndryshonte fatet e takimit, por Strakosha ishte i sigurt në portë. Për t’u përmendur edhe ndeshja pozitive nga Elseid Hysaj. Pas këtij triumfi, Lacio shkon në kuotën e 42 pikëve duke qëndruar në vendin e tretë dhe ushtron presion ndaj dyshe së kreut, Inter dhe Juventus.

Ndërsa, renditet në vendin e dhjetë me 24 pikë dhe merr humbjen e dytë radhazi.