Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ka folur për herë të parë për vilën e saj miliona euroshe tek Gjiri i Lalzit.
Sipas Kryemadhit, vila është ndërtuar me “djersën e ballit” të babait të saj brigadier, i cili ia ka lënë si pasuri një tokë buzë lumit Lana, të cilën Monika e ngriti pallat, pastaj disa hyrje të pallatit i shiti dhe bleu vilën disa milion euro.
Në studion e emisionit të gazetares Sonila Meço, dëshmitarja e luksit të vilës Meta-Kryemadhi, Monika deklaroi se nuk e ka kompleks të thotë që është e pasur…!
Ajo është shprehur se nuk është e varfër dhe se se gjithë pasuria e saj buron nga familja dhe babai i saj, i cili dikur ka qenë brigadier në kohën e komunizmit.
Deklarata e plotë e Kryemadhit:
“Nuk kam komplekse që të them jam e varfër. Nuk jam e varfër. Pasurinë e kam për hir të familjes sime dhe të babait tim.
Ai ka qenë brigadier por përjshtohej nga regjimi sepse ishte kokëderr si puna ime. Ai përfitoi një pronë në atë kohë.
Zuri një buzë tokë krah lumit të Lanës dhe ndërtoi vilë. Atë vilë ne sot e kemi rrëzuar dhe e kemi bërë pallat.
Ato janë 16 mijë metra katëror. Kur kemi marr vilën në Lalëz e kemi marr me 450 euro metra katror.
E kemi shkëmbyer me disa ambiente në pallat, me 450 metra ambiente te pallati.”, tha Kryemadhi.
Kohët e fundit, kemi parë Ilir Metën në konferencat e tij për shtyp, por edhe disa daljeve mediatike të Monika Kryemadhin, që herë pas here çifti mundohet të justifikojnë pasurinë dhe jetën e tyre të luksit dhe se nuk kanë asgjë për të fshehur, gjë e cila nuk kishte ndodhur deri më sot!
Nga çfarë kanë frikë Meta dhe Kryemadhi?!/Ekskluzive.al