Mëngjesin e sotëm është e.kzekutuar në Elbasan Florian Lamçe, i njohur si një person me precedent penalë, i dënuar dy herë për p.lagosje.
Gjithashtu të p.lagosur mbetën edhe Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Hajdari, Sanxhaktari dhe Lamçe, që mendohet se ishin të njohur mes tyre dhe po pinin bashkë, u zunë me njëri-tjetrin në lokal.
Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa v.iktima Florian Lamçe, dyshohet si v.rasës me pagesë.
Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Mësohet se personat e përfshirë në sherr, mes tyre dhe v.iktima, ishin miq me njëri-tjetrin.
Ata kishin pirë alkool tërë natën dhe në rrethana ende të paqarta kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe me njëri tjetrin, teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit.
Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë.
Ata aktualisht ndodhen në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija.
Të tre këta persona janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur për disa ngjarje k.riminale.