Zv. ndihmës sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit, Jorgan Andrews, paralajmëron se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur. Por Zëri i Amerikës një media që çditërisht vazhdon akoma të jetoi duke publikuar lajme për Shqipërinë si në kohë të diktaturës, duke bërë propagandë si bandat e SHQUP-t dhe LSI-së, flet broçkulla duke aluduar se Shqipëria na qenka problem botëror ne fushen e narkotikëve. Mirëpo Jorgan Andrews as që i dha përgjigjie pyetjes duke folur për një fushë tjetër.
Zëri i Amerikës: Në raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve theksohet se Shqipëria është gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, pse ka ardhur kjo?
Jorgan Andrews: Po ndalem së pari tek komenti juaj për korrupsionin. Dëshiroj ta filloj duke thënë se jemi të gjithë qenie njerëzore. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse jepet mundësia, një përqindje e caktuar e njerëzve do të zgjedhin të jenë të korruptuar. Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme.
Një nga gjërat ku punojmë me homologët tanë në Shqipëri, teksa ata ndërmarrin nisma të ndryshme anti-korrupsion, është se përpiqemi t’i ndihmojmë për të ngritur institucionet që do të shkurajojnë korrupsionin tek njerëzit. Sepse në pikëpamjen tonë, korrupsioni është ai që minon çdo gjë në shoqëri.
Pavarësisht nëse përpiqesh të krijosh një mjedis të mirë biznesi, të nxisësh investim nga kompani të huaja, të cilat do krijojnë vende pune për shqiptarët, apo nëse përpiqesh të qeverisësh dhe ofrosh shërbime për qytetarët – të gjitha këto gjëra minohen nga korrupsioni. Korrupsioni imponon kosto dhe në botën e globalizuar ku jetojmë, vendet tona nuk mund të jenë konkururese nëse jemi të korruptuar.
Nuk konkurrojmë dot për biznes, nuk konkurojmë dot për mundësi, nëse paguajmë çmim ekstra për shkak të korrupsionit. Kështu, homologët tanë shqiptarë në sektorin e drejtësisë, në polici dhe tjetërkund po shohin masa të ndryshme anti-korrupsion. Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale. Pra të gjitha këto janë pjesë e krijimit të një sistemi më të mirë, më të fortë, më të aftë drejtësie.
Zëri i Amerikës: Reforma në Drejtësi parashikon dhe ngritjes e strukturave të posacme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe një njësi të posacme hetimore e ngjashme me FBI-në amerikane, cilat janë pritshmëritë tuaja për këto dy organe të reja që pritet të ngrihen, cila do të jetë mbështetja konkrete që do të ofrohet nga SHBA?
Jorgan Andrews: Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshi zyrën që unë përfaqësoj, si dhe partnerët tanë në Departamentin e Drejtësisë mbështesin fort përpjekjet shqiptare për të ngritur këto struktura të reja anti-korrupsion. Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave.
Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata. Por gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, me përparimet që Shqipëria do të bëjë, do të kërkohet gjithnjë e më pak ndihmë sapo këto institucione të ngrihen dhe të fillojnë të funksionojnë mirë.