Një shtetase me iniciale A.L, 33 vjeçe, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
33 vjeçarja ka mashtruar shtetasin B.Z, me banim në Tepelenë, duke i marrë 50.000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A.M, i cili ishte dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.