Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese ka listuar Marsida Xhaferllari si gjyqtare me kompetenca të plota, në listën e gjyqtarëve që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi:
1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.
Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese sqaron se “edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj.
Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik”.
Arta Vorpsi ishte pikërisht ajo që kishte thirrur mbledhjen, duke u kërkuar që t’i njihnin mandatin.
Zonja Vitore Tusha i ka bërë të qartë se pa betimin në Presidencë nuk mund të nisë proceduralisht mandatin.