Ditën e djeshme Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas akuzave të presidentit, se po përdoret nga mazhoranca kundër tij, duke i vënë etiketime deri në mafioz dhe ushtar i verbër i partisë.
Dvorani tha se janë të pavërteta dhe të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik. Gjithashtu ai shtoi se tre institucionet, si Presidenca, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, janë të detyruar të zgjedhin kandidatët në listat e KED, pasi Kushtetuta nuk i njeh asnjërit lirinë përtej këtyre emrave.
Por sot në konferencën e jashtëzakonshme të paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta , deklaroi se ditën e hënë do të ndjek penalisht kreun e KED Ardian Dvorani.
“Dëshiroj tju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë.
E akuzoj për këto vepra penale:
1- “shpërdorim detyre” neni 248 kodit penal.
2- “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, 246 kodi penal. “: tha Meta.