• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dështon plani i Metës për të pasur në dorë emërimet e reja në Kushtetuese: KED gati emrat e radhës, procedurat sërish në dorë të Dvoranit

April 5, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Tentativat e presidentit Ilir Meta për të pasur në dorë emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese duket se po dështojnë. Presidenti dekretoi mes debateve Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tani ka dhe dy vakanca për të plotësuar.

Një vakancë u krijua për shkak të shkarkimit të Besnik Muçit, ndërsa sa i takon vakancës tjetër, gara është hapur disa herë për shkak të mungesës së kandidatëve. Meta nisi një betejë të fortë me kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e kallëzuar penalisht.

Plani i tij ishte që ta largonte nga drejtimi i institucionit, pasi sipas ligjit, nëse një anëtar ndiqet penalisht, duhet të largohet. Sipas ligjit, drejtimin duhet ta marrë Vitore Tusha, si më vjetra në moshë nga anëtarët e Kushtetueses. Duket qartë se kallëzimi i Metës ka qenë i planifikuar, pasi në listën e kandidatëve për dy vendet vakante, janë disa emra që janë skualifikuar dhe më parë. Po ashtu në listë është dhe një emër që ka shkaktuar debate. Kur u skualifikua nga gara, Meta ndërhyri te Dvorani duke i kërkuar sqarime. Këtë gjë e deklaroi Dvorani dhe në mbledhjen e Komisionit Hetimor. I njëjti kandidat ka shfaqur sërish interes për vendet vakante të Metës. Pra shpresat ishin se do ikte Dvorani dhe përmes Tushës, Meta do të fuste ushtarët e tij në Kushtetuese dhe më pas do të bllokonte dhe shkarkimin. Por situata e krijuar duket se ja ka prishur planet.

Prokurori nuk ka marr ende një vendim për Ardian Dvoranin dhe ai vijon të jetë kryetar i KED. Nga ana tjetër, javën që vjen KED do të mblidhet online dhe do të nisë procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për dy vakancat e presidenti dhe për një vakancë të Parlamentit. Pra procedurat për emrat e rinj janë sërish në dorë të Dvoranit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por dyshimet janë se nëse presidentit nuk i pëlqejnë emrat që do i shkojnë në fund, do ketë sërish përplasje e debate. Sipas burimeve nga KED, për kandidatët që kanë shfaqur interes kanë mbaruar verifikimet dhe tashmë do hyhet në fazën e intervistimit dhe më pas të përzgjedhjes.


        
 
Next Post

Deputeti socialist shpërthen ndaj Berishës: Qëndrimet e tij antikushtetuese dhe panikpërhapëse, darët e drejtësisë të veprojnë mbi të

La Stampa fut në sherr Italinë me Rusinë: Kërcënohet gazetari nga zëdhënësi rus i mbrojtjes

Jozefina Topalli kap detajin e veçantë në videon e Lulit që shet përralla se ai me Saliun kanë futur Shqipërinë në NATO

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In