• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plotësimi i vakancave në SPAK, KLP miraton procedurat e vlerësimit përfundimtar dhe renditjen e 4 kandidatëve

May 16, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Vakancat që kanë mbetur në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion shumë shpejt do të plotësohen, duke futur kështu në shina reformën në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen plenare të radhës në prani të 9 anëtarëve, përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare EURALIUS, OPDAT dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas rendit të ditës, Këshilli vendosi miratimin e projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët Alket Mersini, Ledina Riza, Arben Allajbeu, Arben Dyla, Ardian Braho, Bujar Memia, Dritan Marku, Saimir Smaka, Genci Qana. Një kopje e këtyre raporteve do iu dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Këshilli ka marrë në shqyrtim projekt-vendimin “Për miratimin e komenteve dhe sugjerimeve ndaj raportit të Shkollës së Magjistraturës me rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar në vitin akademik 2020-2021, profili prokuror”, përmes të cilit ka kërkuar rivlerësimin e përvojës profesionale të kandidatit, bazuar mbi kriterin e përcaktuar në ligjin e Rregullores së Shkollës së Magjistraturës.

Projekt-vendimi u miratua me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjithashtu gjatë ditës së djeshme vendosi edhe miratimin e projekt-vendimit “Për bashkimin e procedurave administrative” të filluara mbi bazën e vendimeve nr. 19, datë 27.01.2020 dhe nr.92 datë 10.04.2020 të Këshillit. Vlerësimi përfundimtar dhe renditja e katër kandidatëve të kualifikuar për prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të shpallura me vendimet nr. 19, datë 27.01.2020 dhe nr.92 datë 10.04.2020, do të jetë i vlefshëm për plotësimin e të tre vendeve vakante në këtë Prokurori. Në përfundim, Këshilli vendosi edhe miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin Kreshnik Ajazi, aktualisht drejtues i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.


        
 
Next Post

Kushtetuesja legjitimon vetingun, rrëzohen paditë e Besnik Canit dhe Artur Selmanit kundër komisioneve të rivlerësimit

Spartak Ngjela: Të ngelurit në veting pasuri miliona euro! Të korruptuarit janë bërë të gjithë bashkë, koha të japin llogari!

Zjarr te godina e ish-të përndjekurve në Tiranë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In