• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Ishte një nga turpet më të mëdha”! Kryeministri Rama publikon videon që në mëngjes dhe jep mesazhin ‘goditës

June 5, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të fortë, Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Rama bën një pasqyrë të plotë të transformimit të Sharrës, për të cilën qeveria e tij është akuzuar nga opozita si “qeveria e krimit që paguante miliona të cilat shkonin në xhepat e oligarkëve.”

Jo vetëm kaq, por kryeministri sjell në vëmendje edhe planin për transformimin e Porto Romanos në Durrës.

“MIRËMËNGJES

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

A ju kujtohet Sharra famëkeqe e deri pak vitesh? Sharra e plehrave që ngrinte çdo muzg renë e tymit mbytës mbi zonën e Kombinatit; Sharra e romëve, gra, pleq, fëmijë, që si në filmat bardhezi nga Afrika e dikurshme gërmonin me duar nëpër plehra dhe ku helmet gërmonin mushkëritë e punëtorëve të pastrimit e të banorëve të zonës; Sharra e ujrave ku plehrat merrnin lundrimin për në det, duke helmuar ujin e tokën ku ngeleshin e kalbeshin…

Sharra pra Sharra, ajo e akuzave monstruoze për koncesionin e dhënë nga “qeveria e krimit që”, medemek, “paguante miliona të cilat shkonin në xhepat e oligarkëve” a ju kujtohet?

Kur erdhëm në qeveri vendosëm t’i japim fund asaj zone kanceroze në mes të kryeqytetit, që ishte një nga turpet më të mëdha të keqqeverisjes çerekshekullore! Sapo fituam mbrapsht edhe Bashkinë e grabitur të Tiranës, nisëm punën për të shpëtuar Tiranën nga Sharra dhe Sharrën nga ferri i plehrave të kryeqytetit të Shqipërisë…

Ju lutem shikojeni Sharrën sot, ku ende nuk ka përfunduar projekti që parasheh transformimin e plehrave në energji elektrike dhe transformimin e asaj plage të tmerrshme mjedisore, në një prej parqeve më të bukur të vendit për familjet e për fëmijët, të cilët do të mundet jo vetëm të luajnë në atë park, po edhe të shohin shpendë e kafshë paqësore në natyrën e rilindur mbi atë tokë ku mbretëroi prej më shumë se gjysëm shekulli, turpi dhe mallkimi i keqqeverisjes.

*Sharra nuk është e vetmja pasqyrë e vizionit dhe ambicies sonë për sistemin e grumbullimit e përpunimit të plehrave në Shqipëri, sepse tanimë jo vetëm Elbasani ka shpëtuar nga i njëjti kancer dhe Fieri po ashtu do të ketë impiantin ultramodern të transformimit të plehrave në energji, mes një parku të ri, poedhe Durrësi do të ketë shumë shpejt në vend të vargmaleve me plehra plot me derra, në Porto Romano, një park të madh urban për të gjitha moshat”, shkruan Rama.

Next Post

Thaçi jep lajmin e madh për Kosovën: Shumë shpejt edhe Serbia...

Meta në alarm nga ndryshimet ligjore, propozon kryetarin e ri të KLSH dhe sulmon Ruçin, kriteri ekonomik rrezikon kandidatin e presidentit

Reforma zgjedhore peng i Metës e Berishës, përplasje të forta me Bashën dhe akuza për puç ndaj LSI me komisionerët, ambasadorët ende në pritje

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved