• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar

22/10/2020
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Gazeta TemA ka publikuar sot një letër të familjes së Remzi Hoxhës shkruar në vitin 1995, i cili është zhdukur 25 vite më parë nga Shërbimi Informativ, nën dijeni dhe urdhër të Sali Berishës.

Letra përshkruan çdo detaj të momenteve të para kur e rrëmbyen zyrtarisht Remzi Hoxhën, si i vunë prangat, si u rikthyen në vendin e ngjarjes për të bërë kontrollin e veturës, si më pas policia e Rajonit nr. 3 kishte nisur procedurën e hetimit dhe e kishte anuluar, dhe kalvarin e mëtejshëm të tyre, duke njoftuar Sali Berishën, kryeministrin Aleksandër Meksi dhe me radhë gjithë personalitetet dhe institucionet shtetërore dhe politike të shqiptarëve në Ballkan.

Në letër janë emrat e të gjithë atyre që janë marrë me zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe që e kanë fshehur ngjarjen.

Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dështimin në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zhdukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrëmbimi, Sali Berisha, është ende i gjallë.

Si për shumë krime të tij, edhe për këtë krim, Sali Berisha ka stilin që thotë disa variante të ndryshme, me qëllim që të bëjë të paditurin.

Herën e fundit që ka dalë në medie, ka thënë se për herë të parë për këtë gjë ka dëgjuar nga Adem Demaçi një vit e ca më vonë.

Në fakt, letra që po botojmë dëshmon se ai ka marrë zyrtarisht letër dhe telegram nga familja që muajin e parë, ndërsa unë kam dëshmuar publikisht se jam personi që e kam vënë në dijeni një ditë pas rrëmbimit, pasi më kontakuan familjarët e të ndjerit, si gazetar dhe si ish- mik dhe i njohur i Remziut.

Duke përdorur njohjen tim dhe të kolegut tim Ylli Rakipi si gazetarë, me Sali Berishën, ja kemi shpjeguar në zyrën e tij rastin dhe ai ka dëshmuar së paku se ka qenë i informuar në detaje se çfarë kishte ndodhur, dhe sugjeronte të mos merreshim me këtë çështje, pasi ai herë ishte agjent i UDB, e herë ishte implikuar në një atentat të dështuar ndaj Gligorovit. Të dyja, broçkulla të sajuara pas zhdukjes së tij.

Krimi i vrasjes dhe zhdukjes së një personi, nuk parashkruhet. Bashkim Gazidede ka vdekur. Oficeri përgjegjës për vrasjen e tij është zhdukur me ndihmën e Sali Berishës dhe nga vendi ku mbahej në mbikqyrje.

Rrëmbyesi i tij Arben Sefgjini, qëndroi deri në fund të vitit 2013, drejtor i rëndësishëm i Qeverisë “Berisha”, edhe pse kishte dënim nga gjykata për përfshirje në zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Familja ka humbur betejën shpirtërore, për gjetjen e trupit të familjarit të tyre, por beteja ligjore duhet të vazhdojë.

Mjaftojnë deklarimet e gënjeshtërta të Sali Berishës dhe kontradiktat në deklarimet e tij, që ai të merret në pyetje zyrtarisht, duke rihapur hetimet dhe duke marrë një për një gjithë personat e implikuar.

Shqipëria sot ka lejuar të ngrihet një monument për të nderuar një qytetar të zhdukur nga shteti shqiptar, i cili nderon të zhdukurin, por turpëron Shqipërinë.

Ai është një kryq i rëndë turpi mbi shpatullat e shtetit shqiptar, që na damkos si shtet vrasës, dhe nuk kemi pse e mbajmë këtë damkë për shkak të Sali Berishës.

Merreni qoftë dhe me barrela në qeli, si përgjegjësin e vetëm dhe urdhëruesin e kësaj historie. Për fat ka ende dëshmitarë që provojnë gënjeshtrat e tij.


        
 
Next Post

“Tërmet” në PD: Basha “djeg” Ervin Salianjin dhe Flamur Nokën! Zëra dhe për të tjerë, “vulën” e vendos kryesia

“Titi na gjeti belaja, fa, fap, si pallançik do ta pjekim”! Rama poston videon e Kryemadhit dhe Vasilit: Nga cili pavion janë liruar këta?!

A u shkel 5 Qershori? Kim “ftoh” Metën e Berishën: Opinioni im është i qartë, ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej. Por nuk e shoh si shkelje

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved