Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike skualifikon nga gara ish-deputetin Ervin Salianji, Flamur Nokën, dhe Endri Hasën.
Burime brenda “selisë blu” bëjnë me dije se eleminimi i Salianjit erdhi për shkak të skandalit me inskenimin e çështjes “Babale”, ku përmes përdorimit të disa ish të dënuarve prodhoi një video për të goditur ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Zbulimi i këtij mashtrimi publik nga investigimet në media por edhe nga hetimet e hollësishme të prokurorisë që kishin zbardhur tabulatet telefonike, solli edhe eleminimin e Salianjit nga lista “Basha”.
Si pasojë e dosjes “Babale”, ish deputeti demokrat është dënuar me një vit nga Gjykata Penale e Tiranës.
Sipas Gjykatës, rezultoi e provuar që i pandehuri Ervin Salianji në bashkëpunim me të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi kanë bashkëautorësinë e kryerjes së kësaj vepre penale.
Ndërkohë, ndikim në vendimin e komisionit mësohet të ketë pasur edhe procesi i zgjedhjeve në Maliq ku siç u denoncua në media nga demokratët e degës, ish deputeti duke shfrytëzuar lidhjet e të atit si ish kryetar komune të Lozhanit, manipuloi procesin zgjedhor për të shmangur votat kontestuese.
Ndërkohë, ka zëra se behet fjale dhe per deputete te tjere, mes te cileve Gerti Bogdanin, fotot e te cilit me ministrin e Zimbabvese se arrestuar per korrupsion kane bere xhiron e rrjetit keto dite.
Po ashtu raportohet se komisioni ka skualifituar edhe figura te tjera te PD, por deri me tani jane vetem zera dhe nuk konfirmohen te sigurte nga selia e PD.
Raportohet se mes të skualifikuarve janë edhe 10 ish-deputetë të PD-së, ku ndër të tjerë janë dhe Nada Meçorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Fatbardha Kadiu.
Lista me 316 emra iu dërgua ditën e sotme Kryesisë së PD-së.
E cila dhe mund t’i riktheje te skualifikuarit. Pasi njeri prej tyre mund te jete dhe Aldo Bumçi, qe pak kush e di se eshte kryetar i PD per Tiranen!