Nuk ndalet bilbili në seancë plenare. Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bën “mbrojtjen” e saj në përgjigje të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkim, Edmond Spaho dhe një grup deputetësh të PD vijojnë të qëndrojnë para foltores.
Spaho i bie pa ndalim bilbilit teksa përballë ka kryeministrin Edi Rama, i cili qëndron i heshtur dhe nuk bën asnjë reagim. Madje sipas Erion Braçes ai i ka fryrë bilbilit 4 orë e 23 minuta pa ndërprerje duke thyer rekordin Guinness në këtë kategori. Keqardhje që nuk e ndihmoi askush në misionin “bjeri bjeri se i bie mirë”!