• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Humor

Komiteti i Shpëtimit: Harroni SHBA dhe BE, ja si do ta bëjmë ne Shqipërinë e re

July 4, 2026
in Humor
        
 

Pika e zeze

1) Fabrikat nuk i duam, sepse edhe pse prodhojnë pasuri dhe vende pune, ndotin mjedisin.
2) Hotelet dhe resortet nuk i duam, sepse edhe pse sjellin turistë, shkatërrojnë bregdetin dhe malet.
3) Shqiptarët nuk duhet të emigrojnë, sepse edhe pse u dërgojnë para familjeve të tyre, po e zbrazin vendin.
4) Pallatet nuk duhet të ndërtohen, sepse edhe pse përbëjnë një nga shtyllat kryesore të PBB-së, shërbejnë për pastrim parash.
5) Oligarkët shqiptarë nuk duhet të investojnë më, sepse edhe nëse jemi në ekonomi tregu vazhdojmë të urrejmë kulaket.
6) Të huajt nuk duhet të investojnë në Shqipëri, sepse edhe pse Enver Hoxha nuk jeton më për t’ua ndaluar, Shqipëria mbetet vetëm e shqiptarëve.
7) Partitë politike duhet të shuhen, sepse edhe pse janë themeli i pluralizmi, në fund pushtetin e marrin ato.
8) Parlamenti duhet të shpërndahet, sepse edhe pse është zgjedhur nga populli, tani populli jemi ne.
9) Kuvendi ynë Qytetar nuk ka nevojë për zgjedhje, sepse edhe pse nuk buron nga vota, jemi ne ata që garantojmë se ai përfaqëson vullnetin e lirë të Sovranit.
10) Artistët apo gazetarët që nuk na mbështesin duhet t’i sulmojmë, sepse edhe nëse ka liri shprehje mendojmë që lufta e klasave nuk është pa baza
11) Rama dhe Berisha duhet të futen në burg, sepse edhe pse nuk kemi asnjë vepër penale konkrete për t’u provuar, ata janë armiqtë tanë dhe armiqtë duhen trajtuar me burg.
12) Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian duhen rishikuar, sepse edhe pse kjo do të thotë ta mbyllim sërish vendin si në kohën e Enver Hoxhës, për ne ka më shumë rëndësi Shqipëria etnike dhe e Skënderbeut.
13) Të gjitha institucionet e krijuara pas vitit 1991 duhet të rithemelohen, sepse edhe pse rrezikojmë të rikthehemi te metodat e vjetër e komunizmit, këto janë rregullat e Shqipërisë së Re.

Firmosur: Komiteti i Shpëtimit.


        
 
Next Post

Maroku “fluturon” në çerekfinale, fitore e pastër ndaj Kanadasë

Pretendimet për dhunë ndaj një të ndaluari, Ministri i Brendshëm: Avokati mashtrues përgënjeshtroi veten! Do kërkojmë ndjekje penale dhe heqjen e licensës nëse...

Pilinci më pak qesharak! “Shqipërië Etnike” deri te qeveria teknike nga sheshi... pa u votuar nga askush! Zbulohen broçkullat e delirantëve të protestës: Ja çfarë përmban plani për “Kuvendin Kombëtar Qytetar”! Një grup në WhatsApp me emrin “Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar” ka shpërndarë një njoftim ku deklaron krijimin e një strukture të re, të quajtur “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, të cilën e paraqet si institucion të dalë nga protestat kombëtare të qershorit 2026. Në njoftim thuhet se “Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që garanton ruajtjen, zbatimin dhe fuqizimin e vullnetit të popullit”, ndërsa shtohet se ky vullnet është shprehur gjatë “Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026”. Sipas dokumentit të shpërndarë në grup, ky proces parashikon krijimin e tre strukturave: “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, “Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar” dhe “Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”. Në tekst thuhet se këto institucione synojnë “kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin” dhe moslejimin e “nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë”. Në një tjetër pjesë të njoftimit, Kuvendi përshkruhet si strukturë që “mbledh të gjithë njerëzit më aktivë, më përparimtarë, më të mençur politikisht, më dobiprurës për vendin”, si dhe ata që kanë qenë “kundërshtarët ndaj padrejtësive, nëpërkëmbjeve, gabimeve e dobësive të Sistemit të Vjetër 80-vjeçar”. Dokumenti parashikon që Kuvendi të ketë dy forma: një “Kuvend Kombëtar normal me 150 anëtarë” dhe një “Kuvend Kombëtar të zgjeruar me 300 anëtarë”, ku përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora dhe nga “trojet e tjera shqiptare”. Për anëtarët vendosen disa kritere, mes të cilave që të jenë “atdhetarë e patriotë”, të jenë dakord “për formimin e Shqipërisë Etnike” dhe të zbatojnë vendimet e Kuvendit “edhe kur vota e tyre është kundër vendimit të marrë”. Njoftimi përmban edhe qëndrime të forta politike. Në një nga pikat thuhet se anëtarët duhet “të mos pranojnë kompromis për zbatimin e vullnetit të popullit që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe dënimin e burgosjen e Ramës dhe Berishës tok me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë”. Po ashtu, struktura pretendon se mund të përcaktojë emrat e një “Qeverie Teknike Tranzitore” në rast largimi të qeverisë aktuale.

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In