Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi të mbushur me dhimbje, u pyet nga gazetarët dhe për shpalljen e emergjencë civile. Kryeministri u shpreh se kjo është pyetja më e çuditshme që i bëhet që nga mëngjesi i sotëm.
“Është e çuditshme që e dëgjoj pyetjen nga mëngjesi në darke se si kush ua ka mësuar që është pyetja që ka kuptim. Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë se ç’ka sjellë deri më sot më shumë intensitet dhe solidaritet, s’do ndryshojë asgjë dhe nesër është dita për të menduar për të gjitha përfshirë dhe këtë që thoni ju”, tha Rama.