Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se për një afat të pacaktuar do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat aktuale të kufizimeve anti-Covid.
Në një dalje për media Rakacolli theksoi se situata është dinamike dhe nëse do të rëndohet, mund të vlerësohen masa të reja.
“Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar pak më parë mori vendimin për t’i vijuar këto masa. Do të vijojnë të jenë të ndaluara mbledhjet me më shumë se 10 persona, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të kufizohen baret dhe restorantet.
Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Universitetet do të vazhdojnë online, shkollat do të vazhdojnë mësimin e kombinuar.
Të gjitha këto masa do të jenë pa afat. Duhet theksuar që kjo situatë është dinamike, nëse do të rëndohet, mundet të vlerësohet”, tha Rakacolli.
A është e vërtetë që komiteti i ekspertëve ka sugjeruar një mbyllje gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e infeksionit, por nuk është pranuar se lidhet dhe me ekonominë e vendit?
Rakacolli: Komiteti në asnjë moment s’e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment.
A do kemi mbyllje në fundjave dhe reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në 6?
Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë.