Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit.
Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi, me argumentet se kishte folur kundër ushtarëve të UÇK-së.
Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë pas kërkesës që iu drejtua Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftërave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, u shpreh Rama pak ditë më parë.