Kryeministri Edi Rama përmes statuse të njëpasnjëshme në Twitter i ka drejtuar një pyetje kryedemokratit Lulzim Basha. I gjithë debati e ka pikënisjen tek raporti i ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.
Sërish kryeministri Edi Rama ka reaguar. herë thotë se Beogradi nuk e donte raportin por që sipas tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha e miratoi.
“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lul?zim, thuaje të vërtetën!”, shkruan Rama.
Më herët, kreu demokrat Lulzim Basha, i cilësoi akuzat e Ramës si shpifje dhe i kërkoi që të jepte llogari lidhur me jetët e humbura të shqiptarëve nga pandemia e Covid-19 dhe orët e gjata që pacientët presin në ambulanca për t´u shtruar në spitale.