• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Flet Pëllumb Xhufi!

November 29, 2025
in Aktualitet
        
 

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila foli për përvjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe partizanët që morën pjesë në luftë.

Zoti Xhufi tha se në vendin tonë kanë humbur jetën 28 mijë dëshmorë në krye të detyrës atdhetare, si dhe përpos kësaj shifre mund të ketë persona të tjerë të humbur gjatë betejave.

“Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.

Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, Winston Churchill.

Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike. Ai aty shprehet:

“Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.

Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë”.

Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.

Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani.


        
 
Next Post

VIDEO/ Fiks Fare i freskon kujtesën Berishës për bisedën në zyrë me Dritan Priftin: Më shantazhoi me video për Ilir Metën, i thashë nxirre sapo të dalësh nga dera ime

Ironia e gazetarits: Emrin "Flamur" duhet të ketë ligj të mos i mbajnë budallenjtë

Shqipëria ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë tregues se vendi ka potencial dhe resurse për të bër dhe rritur fëmijë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In