• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Aksidenti tragjik në Greqi i merr jetën regjisores 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria Tsioli, duke lënë pas një karrierë premtuese në botën e kinematografisë.

Tsioli ishte një nga viktimat e aksidentit rrugor të ndodhur në Bulevardin Alexandras, ndërsa lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët me të cilët kishte bashkëpunuar ndër vite, shkruajnë mediat.

Pavarësisht moshës së re, Maria Tsioli kishte arritur të spikaste në kinematografinë greke, me punët e saj të prezantuara edhe në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Në vjeshtën e këtij viti, Tsioli kishte planifikuar të niste xhirimet e filmit të saj të ri, të titulluar “Perasma” (“Kalimi”). Filmi do të xhirohej në zonën e Agrafas, kryesisht në Megala Vraggiana, dhe historia do të përqendrohej te jeta e një bariu adoleshent në fshat.

Pas vdekjes së saj, familja dhe bashkëpunëtorët e regjisores kanë shprehur dëshirën që projekti të mos mbetet përgjysmë, por të realizohet sipas vizionit që kishte Maria për filmin.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Agrafas, Alexis Kardabikis, i cili tregoi se kishte komunikuar me Tsiolin dhe producentin Spyros Skandalos gjatë përgatitjeve për projektin.

Kardabikis tha se bashkia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar në realizimin e filmit, ashtu siç e kishte konceptuar dhe ëndërruar vetë regjisorja.


        
 
Next Post

Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK: Tubime në mbështetje të tyre me 12 dhe 16 shtator

"Polici" i Berishës ish kandidat për kryetar bashkie në Tiranë: Do jem në garë si kandidat i pavarur!

Pagat e magjistratëve vijojnë të mos ekzekutohen! Reagojnë përsëri gjyqtarët dhe prokurorët e "haledrejtësisë": Nuk e njohin Kuvendin por çmendinë e tyre

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved