• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pagat e magjistratëve vijojnë të mos ekzekutohen! Reagojnë përsëri gjyqtarët dhe prokurorët e “haledrejtësisë”: Nuk e njohin Kuvendin por çmendinë e tyre

06/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar lidhur me vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të drejtësisë dhe personelit të administratës gjyqësore e të prokurorisë.

Në një deklaratë të përbashkët, tre organizatat shprehin shqetësimin për mënyrën se si institucionet përgjegjëse po justifikojnë situatën, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore.

Sipas tyre, pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave, në zbatim të mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Organizatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së për dërgimin e urdhërpagesave sipas formulës së mëparshme. Ato ngrenë pyetjen se mbi çfarë baze ligjore kërkohet zbatimi i një formule që, sipas deklarimeve publike të Ministrit të Drejtësisë, tashmë është shfuqizuar.

Gjyqtarët dhe prokurorët theksojnë se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të përdoret për të pezulluar efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë nuk mund të justifikojë bllokimin e pagave dhe ekzekutimi i tyre nuk mund të mbetet në pritje të miratimit të një ligji të ri.

Në deklaratë kërkohet respektimi i vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimi i vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë ato mbeten akte në fuqi.

Tre organizatat kërkojnë gjithashtu që çdo ndërhyrje e ardhshme ligjore nga Kuvendi të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm për magjistratët sesa standardi i përcaktuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese.


        
 
Next Post

Shënoi rekord me qeverinë më jetëgjatë në 80 vite në Itali! Meloni i përgjigjet urimit të Ramës: Miku im Edi, kur gjen ekipin e duhur, gjithçka bëhet më e lehtë! Shqipëria mike e çmuar

Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët: Çfarë s’na vret, na bën më të fortë! Dëmshpërblim për të prekurit

E paskan në "gen" martesën me "burra fëmijë"! Historia serioze e vajzës 42 vjeçare të bashkëshortes së Macron me 22 vjeçarin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved