• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Albin Kurti: Është për keqardhje dhe turp trajtimi që na ka bërë Thaçi! Këto 100 ditë ka filluar ç’kapja e shtetit se kemi filluar punën

13/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është bërë qeverisë që udhëheq nga presidenti, Hashim Thaçi, si dhe siç i cilësoi regjimi i vjetër, partitë e tjera politike.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri në mbledhjen e qeverisë, ku paraqiti punën e tij në 100 ditëshin e parë. Derisa theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e reja të parakohshme.

“Është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është bërë kësaj qeverie nga presidenti dhe regjimi I vjetër në këto 100 ditë. Për fatin e keq nga këto veprime më së paku kam humbur unë, por më së shumti ka humbur shteti. Unë parapëlqej të humbas vet, e jo shteti. Kurse këta shtetin e japin por humbjen nuk e pranojnë. Por ja që kanë humbur, por një gjë është e qartë si kristali në këto 100 ditë ç’kapja e shtetit ka filluar dhe nuk do të ndalet. Unë tashmë e kam sqaruar se rruga përpara janë zgjedhjet e reja me masa mbrojtëse. Tash ka edhe parti tjera që po e kërkojnë të njëjtën gjë. Qeveria është në detyrë dhe do të vazhdojë deri në zgjedhjet e reja”, tha ai.

Krahas kësaj, Kurti iu bëri pyetje oponentëve të tij politikë se pse po nguten për të marrë ulësen e kryeministrit pa e pas votën e qytetarëve.

“Pas gati 15 vite të qëndrimit në opozitë ende ma i pas 50 ditë pune si subjekt fituese i zgjedhjeve na u bën bashkë i gjithë regjimi i vjetër që kishte qeverisur për 20 vite në Kosovë, vetëm për të rrëzuar një kryeministër dhe një qeveri që nga çdo parametër është treguar e suksesshme. Duke përfshirë edhe menaxhimin e pandemisë. Pse gjithë ky inat, pse gjithë kjo nguti për të marrë ulësen e kryeministrit përmes presidentit të cilën unë e kam fituar me votën e lirë të qytetarëve. Pse gjithë ky marrshim dhe urrejtje ndaj një kryeministri dhe një qeverie që ka punuar mirë dhe drejt. Pse gjithë ky luftim i qeverisjes sonë të mirë e cila jo që nuk i pati 100 ditë, por as 100 orë pa iu kundërvë frontalisht të gjithë ata që nuk i ndalën me 6 tetor”, tha ai.

Në këtë mbledhje të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli edhe për masat që i kanë ndërmarrë për parandalimin e Covid-19.

Sipas tij nuk është mirë për të bërë hapa prapa në masat restriktive, por nëse ka infektime, Kurti tha se hapat e tillë janë të pashmangshme.

“Nuk është mirë të bëjmë hapa prapa, por nëse infektimet rritet atëherë hapat e tillë janë të pashmangshëm”, tha ai.


        
 
Next Post

Mevlan Shanaj, letër së shoqes: Më kujtohet kur të njoha, nuk të nënshtroi dot Tirana! Me ty zhduka çapkënllëqet e u bëra burrë

Meta, mesazh të “koduar” Ramës me Çërçill që fitoi luftën por humbi zgjedhjet: Popujt kanë të drejtë të kenë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira

Pas mesazhit të Ilir Metës, Karmina vendos të lexojë librin për Çurçillin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved