I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se grupet kriminale po largohen nga Rama.
Ai shtoi se opozita e mirëpret voten e tyre, pasi nuk do të përdoren ashtu sikurse bënte kryeministri Rama me ta.
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta takon skutave kriminelet qe jane viktima te OFL per te marre mbeshtetjen dhe voten e tyre si dhe te numrit dy te qeverise Erjon Braçe se opozita ka kontaktuar elementet me kriminale ne vend per t’i pasur si mbeshtetje me 25 prill, qenkan 100 perqind te verteta.
Aleati i Bashes, me ate sinqeritetin e tij e ka rrefyer kete fakt, duke zbuluar 7 muaj para zgjedhjeve skenarin e thithjes se mbeshtetjes financiare dhe votes se krimineleve, kohe e mjaftueshme per organet ligjzbatuese qe te minimizojne demin qe mund te sjelle ky bashkepunim mes politikes dhe krimit!
Ndoka: Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë.
Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë.
Edmond Bejtaj: Po ju shpresoni që të kalojnë ju, se ata nuk rrinë në punën e tyre?!
Ndoka: Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin.