• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti në panik, bën “çorap” historinë e përplasjes me Fatos Nanos: Ja ku gënjeu dhe pse dha dorëheqjen si kryeministër Ilir Meta

15/10/2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Ilir Meta, në një intervist te Syri TV, ka skandalizuar të gjithë, pasi në mënyrë krejt të hapur, pa ju dridhur qerpiku, ka falsifikuar historinë e përplasjes së tij me Fatos Nanon.

Meta, deklaroi se u largua nga kryeministër, vetëm që të sigurohej që Shqipëria të firmoste MSA-në me BE-në dhe t’i hapte rrugën afrimit me Europën.

Nejse, askush nuk e beson një fabul të tillë, por që të arrijë të modifikojë edhe zhvillimet e ngjarjet, ku të gjithë dëshmitarët e protagonistët janë gjallë dhe ka filmime e dokumente pafund, vetëm në Shqipërinë ku analistët e paneleve nuk kanë memorie historike ndodhin.

Meta e bëri historinë e tij të përplasjes me Fatos Nanos, një çorbë ku nuk kishte as kronologji e as ngjarje.

Meta tha se kishte dhënë dorëheqjen nga kryeministër që Presidenti të zgjidhej me konsensus e të mos bëhej Fatos Nano, dhe t’i hapte rrugën BE-së.

Por faktet janë ndryshe…

Në vitin 2001, në zgjedhjet parlamentare ku fitoi PS, Ilir Meta, arriti të bëjë për vete shumicën e KPD-së kur u votua për kryeministër përballë Arben Malajt. Nano, i cili ishte kryetar i PS-së, e pa që gjërat nuk shkonin dhe ju vërvit Metës, duke e akuzuar atë dhe ministrat e tij për korrupsion e babëzi. Akuza që ngjitën menjëherë në opinionin publik. Mbahet mend KPD-ja epike e 4 dhjetorit 2001, ku Meta dhe ministrat e tij jo thjesht u diskritituan por u mundën nga Fatos Nano, i cili i vetëm i bëri pistil.

Më pas Nano me deputetët e tij nuk i shkonte Metës në Kuvend. Këtë situatë e favorizoi dhe bojkoti i PD-së, çka bëri që Ilir Meta të mos i kishte më as numrat e mazhorancës në Parlament, kështu që dha dorëheqjen në 20 janar 2002. Propozon që kryeministër të bëhet Pandeli Majko, të cilin Nano e pranon si zgjidhje provizore. Pra Ilir Meta nuk e dha dorëheqjen as nga integrimi e as nga Presidenti, por thjesht se humbi mbështetjen e partisë së tij.

Meta tha se Nano i kishte ofruar kreun e PS-së kur kërkoi të bëhet President. Për këtë duhet të dëgjojmë versionin e liderit historik të PS-së, por kjo nuk ka mundësi edhe sikur ai ta kishte ofruar virtualisht, pasi Meta në PS ka qenë lob ndikues, por kurrë figurë kryesore.

Presidenti pastaj ishte në verën e 2002, kur Ilir Meta nuk ishte më në qeverisje; ai propozoi Artur Kukon në negociata me Berishën, por Fatos Klosi i solli letrat e një bashkëpunimi të vjetër me Sigurimin.

Atëherë Fatos Nano e Sali Berisha bien dakord dhe zgjedhin Alfred Moisiun si President.

Në shtator, është bërë pakti i Korfuzit, për të cilin Meta gënjeu e tha që Nano i ka kërkuar të bëhet President. Jo, Pakti i Korfuzit ishte që Nano të bëhej kryeministër e Meta, zv.kryeministër e të rrëzonin qeverinë e Pandeli Majkos. Në fakt ashtu u bë, ndërsa nuk duhet harruar pakti i Ilir Metës me Sali Berishën dhe Rexhep Meidanin për të shkarkuar nga posti i Kryeprokurorit, Arben Rakipin që kishte hapur dosjet e ministrave të Ilir Metës dhe zgjodhën ish-këshilltarin e Berishës dhe Meidanit, Theodhori Sollakun.

Ja kjo është historia e saktë, e jo ajo e montuar nga Presidenti në panik i cili pa pikë turpi ndryshon edhe fakte që njerëzit i njohin me detaje e analistët rrinë si guakë, duke tundur kokën. Pika analistëve…/Pamfleti


        
 
Next Post

Ekskluzive/ Rama mesazh deputetëve të nxitojnë me izolimin e Metës: Mos i lini asnjë shteg abuzimi, ja 4 fushat ku duhet të fokusoheni, boll e toleruam

Inceneratorët përplasin qeverinë dhe opozitën, Basha akuza Ramës, kryeministri: Koha juaj e mesjetës ka mbaruar

Rihapet çështja e kufirit detar me Greqinë, ministri Nikos Dendias më 20 tetor vjen në Tiranë për nisjen e bisedimeve

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved