• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Prapambetje

Analiza e ADN-së së një bebeje që vdiq para 11 500 vjetësh zgjidh enigmën: Ja si u popullua Amerika!

July 17, 2018
in Prapambetje
        
 

Vdiq 6 javëshe para 11 500 vjetësh, por ka shumë për të thënë. Analiza e ADN-së së fosilit të kësaj bebeje të gjetur në Alaskë lejon të saktësohet sesi kanë mbërritur njerëzit e parë në kontinentin amerikan.

Mbetjet e kësaj bebeje të gjinisë femër u zbuluan në vitin 2013 në një park arkeologjik të Upward Sun River në Alaskë dhe u pagëzua me emrin “vogëlushja e mëngjesit” nga komuniteti indigjen lokal, ndërsa për shkencëtarët njihet si USR1për referim të vendit ku u gjet. Ishte varrosur me një tjetër bebe të porsalindur, të gjinisë femër që edhe ajo u studiua nga ekipi shkencor i universitetit të Kopenhagenit, të Kembrixhit dhe të Alaskës. Një pjesë e komunitetit shkencor pohon se njerëzit e parë që shkelën këmbë në kontinentin amerikan i përkisnin një grupi pasardhës të Azisë në fund të periudhës së akullnajave (Pleistoceno Superior).

Në atë epokë akullnaje niveli i oqeaneve ishte ulur dhe një urë toke që sot i përket ngushticës së Beringut lejonte të kalonin nga Siberia në Alaskë. Megjithatë mbeten ende disa pikëpyetje mbi datën e mbërritjes së kësaj popullate dhe për më tepër mënyrën se si e pushtuan kontinentin amerikan. Ekipi i kërkuesve, punimet e të cilëve u publikuan në Nature, arriti të nxirrte genomin e plotë të kësaj bebeje USR1.

Megjithatë nuk arritën të nxirrnin genomin e bebes së porsalindur për shkak të sasisë së pamjaftueshme të ADN-së, por analizat genetike treguan që dy vajzat ishin të lidhura, ndoshta kanë qenë kushërira. Vogëlushja e mëngjesit solli në dritë një surprizë, trashëgimia e saj genetike nuk korrespondon me dy degët e njohura të amerikanëve të parë. Shkencëtarët zbuluan se i përkiste një grupi deri atëherë të panjohur që ata e emërtuan si “beringianët antikë”

Screen-Shot-2018-01-04-at-20.49.56

“Nuk e dinim që kjo popullatë ekzistonte.” – nënvizon Ben Potter, profesor i antropologjisë në universitetin e Alaskës. Analiza të tjera lejojnë që provat e para genetike direkte të amerikanëve të parë vijnë të gjitha nga e njëjta popullatë që ka mbërritur nga një lëvizje e vetme migratore gjatë epokës së akullnajave. Kjo valë migratore mund të ketë ndodhur më shumë se 20 000 vjet më parë nënvizon universiteti i Kembrixhit në komunikatën e vet. / Bota.al


        
 
Next Post

Ja sa duhet të paguani! Karaibet ulin çmimin e shtetësisë

Ceremoni qesharake nusesh, të cilët kanë tepruar pak me veshjen … (Foto)

Komunikimi si “koleg” me njëri-tjetrin i 2 foshnjeve pushton internetin! (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In