Nga Rigels Seliman
Ndërkohë që prej më shumë se një muaj, i gjithë vendi është vendosur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, autoritetet kanë kufizuar lëvizjet, ndërsa kanë vendosur që vetëm një anëtar i familjes duhet të dalë për të kryer furnizmin me ushqime, i cili duhet të pajisjet me leje-daljeje.
Por përveç frikës nga infektimi apo stresit të shkaktuar nga izolimi, qyetarët shqiptarë duhet të përballen edhe me një tjetër problem madhor që ka zhbërë ndjeshëm rutinën e tyre në këto ditë të vështira. Bëhet fjalë “Ankthin”, një ndjesi frike apo paniku që ekziston tek çdo qenia njerzore, por që ditët e fundit po shihet masivisht.
Me thënë të drejtën kjo ndjesi me emrin “Ankth” nuk është e panjohur, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm që jetojnë me të, por qysh prej 26 nëntorit, kohë kur Shqipëria u përball me një tërmet të fortë dhe tani që vendi është mbërthyer nga koronavirusi, frika apo meraku është stampuar tek çdo qytetarë.
Kështu që, pa humbur kohë po hyj në temë dhe po ndaj me ju këto rreshta. Është e vërtet që të gjithë jemi duke i bërë pyetjen vetes se kur do të mbarojë kjo situatë, ndërsa natyrishëm jemi të emocionuar dhe frikësuar. Mirëpo, askush nga ne nuk duhet të ndihet i frikësuar dhe panikosur, për sa kohë mes nesh është një engjell mbrojtës. Po po mos u çudisni dhe mos e merrni si lajkë, pasi në Shqipëri për fat të mirë egziston një femër që quhet Arjana Rreli.
Kjo e fundit mjeke psikiatre në profesion, është shndërruar ombrellë mbrojtëse për ne, pasi në këto ditë të vështira na ka dhënë aq shumë këshilla të vyera, të cilat na kanë ndihmuar që të “vrasim” frikën dhe panikun që na ka shkaktuar ankthi. Faleminderit Zotit që kemi doktoreshë Arrjana Rrelin, e cila është e palodhur dhe gjatë këtyre ditëve të vështira na është gjendur pranë, duke na dhënë këshilla se si duhet të veprojmë dhe të mos biem në ankth.
Kjo që po them unë është një e vërtet e madhe dhe që tregon qartë që ne për mjekët nuk duhet të kujtohemi për t’iu thurur lavde vetëm kur kemi nevojë. Doktoreshë Arjana dhe kolegët e saj janë çdo ditë në vijën e parë, si në ditë të mira, ashtu edhe në ditë të vështira. Kështu që, teksa gjendemi në këtë situatë, unë zgjodha të them e shkruaj këto rreshta, përmes së cilës dua të theksoj se doktorëshë Arjana dhe kolegët e saj janë ajri, uji e dielli jonë.
Faleminderit Zotit që kemi doktorëshë Arjanën mes nesh, e cila nuk është gjë tjetër veçse: “Muza e mjekësisë dhe Ikona e shëndetit mendor”. Thënë ndryshe, e madhërishmja Arjana Rreli është gjithmonë e madhe, atraktive dhe e thjeshtë. Qofshi gjithmonë e lumtur doktoreshë Rreli dhe të jam shumë mirënjohës, ndërkohë që të përulem, e përulem, pasi në këto ditë të vështira që po kalojmë, ke qenë mjeke, këshilluese, motër e nënë për ne! Faleminderit dhe mirënjohje në infinit për ju!