Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Rama dje, se do të rritet në 300 mijë lekë paga minimale.
Hoxha shkruan me ironi se këta janë të mëdhenj fare, pasi kur bëhet fjalë për shumat marramendëse të tenderave flasin me lekë të reja, ndërsa kur flasin për para që do t’i japin popullit, që të duken shumë flasin me të vjetra.
Lufta kundër korrupsionit, Ambasada Amerikane bën lëvizjen e rëndësishme për Shqipërinë
“Keta jane te medhenj fare…
Kur flasin per taksa, apo per tendera, PPP-ra, qe duhet te paguaj populli, flasin me leke te reja, qe te duken pak…
Kur flasin per para, qe do ti japin popullit, flasin me vjetra, qe te duken shume…
Nuk e di cfare mendimi kane pronaret e qendrave tregetare ne vend, cfare mund te blej nje shqiptar, me “ngritjen e madhe” te pages minimale nga udheheqesi…
Me 30 mije leke te reja ne muaj cfare te bej me pare?! Te paguaj dritat, ujin, thesin e miellit, te bleje ndonje rraqe te tregu gabit, lere pastaj po te semuret dhe ti duhet te bleje ilaçe….”, shkruan Hoxha.