Inagurimi i ‘Air Albania Stadium’ apo ardhja e kampionëve të botës ka ngjallur interes tek tifozët shqiptar, të cilët i kanë blerë biletat në kohë rekord.
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes, atmosfera në rrugët e kryeqytetit është shumë e zjarrtë ndërkohë tifozët kanë nisur marshimin drejt “Air Albania”.
Për këtë meritë kanë padyshim dy tifozeritë më besnike në mbështetje të Kombëtares, “TKZ” dhe “Plisat” e Prishtinës, të cilët me thirrjet e shumta, dhe këngët patriotike, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në rrugët e kryeqytetit.
Edhe tifozët francez u kanë dhënë hijeshi rrugëve të kryeqytetit, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë takim edhe për të vizituar kryeqytetin.