Sfida në “Alfredo Di Stefano” mes Realit të Madridit dhe Sevijas, evlefshme për javën e 35 në La Liga është mbyllur në barazim 2-2.
Miqtë e trajnerit Lopetegui, kaluan të parët në avantazh me anë të Fernandos në minutën e 22, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.
Në fragmentin e dytë të lojës, ishte Asensio i cili në minutën e 67, barazoi shifrat, teksa Rakitiç kaloi sërish në epërsi Sevijan, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur u mendua se sfida do të mbyllej me fitoren e miqve, Hazard, i hedhur nga stoli në minutën e 79, gjeti rrugën e rrjetës në frymën e fundit, duke barazuar shifrat në minutën 94. Me këtë barazim, Reali ngjitet në kuotën e 75 pikëve, po aq sa Barcelona, ndërsa Sevilja mban vendin e 4 me 71 pikë.
Në ndeshjen tjetër, PSG nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Rene. Parizienët kaluan të parët në avantazh në minutën e 45+6 me Nejmar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Rene barazoi shifrat në minutën e 71 me Guirasi.
Me këtë barazim, PSG mban vendin e dytë me 76 pikë, ndërsa Rene renditet në vendin e 7 me 55 pikë.